Si duhet te ushqehet nje femije premature?

0 0

Prematurë konsiderohen të gjithë ata fëmijë që vijnë në jetë para javës së 37-të të shtatëzanisë dhe me një peshë të vogël trupore. Ecuria e rritjes së këtyre fëmijëve që vijnë në jetë më shpejt se data e parashikuar për lindje është shumë e rëndësishme dhe për këtë arsye, parametrat e rritjes dhe zhvillimit janë në kontroll të vazhdueshëm përgjatë 2 viteve të para të jetës. Që kjo rritje dhe ky zhvillim të ketë ecurinë e duhur është shumë e rëndësishme që fëmija të ushqehet në mënyrën dhe sasinë e duhur.

Por, cila është mënyra e duhur për të ushqyer një fëmijë prematurë?

Duhet të theksojmë se rritja e një bebe të ardhur në jetë para javës së 37-të të shtatëzanisë është e ndryshme nga ajo e një bebe të ardhur në jetë më afër datës së parashikuar për lindje, dhe kjo pasi ushqyerja e tyre është e ndryshme. Fëmijët prematurë shfaqin vështirësi në koordinimin e procesit të gëlltitjes dhe marrjes frymë në të njëjtën kohë. Nëse fëmija ka peshë më të vogël se 1 kg, ushqyerja bëhet me anën e pikave, ndërsa nëse pesha është më e madhe se 1.5 kg ushqyerja bëhet me anën e tubave.

Ushqyerja me gji e fëmijëve prematurë

Kështu do të vazhdohet të kryhet ushqyerja me qumësht e një fëmije prematurë duke rritur gradualisht sasinë e qumështit, në varësi të maturimit të sistemit tretës. Gjatë kohës që fëmija ndodhet në inkubator nëna duhet të nxjerrë me pompë qumështin e saj, i cili konsiderohet “floriri i bardhë” që do të ndihmojë fëmijën të rritet, të forcojë sistemin imunitar si edhe të mos zhvillojë intolerancë ushqimore. Në momentin e ushqyerjes me ushqime të ngurta fëmija duhet të hajë si të gjithë fëmijët e tjerë, dhe kjo ushqyerje të fillohet në kohën që normalisht fillojnë të gjithë fëmijët (6 muajsh). Nëse fëmija nuk ha dhe ka probleme me rritjen duhet të jetë nën vëzhgimin e mjekut pediatër.

Lexoni edhe: Femijet premature, gjerat qe duhet te dini

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X