Si te heqim dore nga duhani ne shtatzani?

0 0

Nëse jeni shtatzanë dhe pini duhan, të hiqni dorë është një prej gjërave më të mira që mund të bëni për fëmijën tuaj, edhe pse kjo mund të jetë për ju një “provë e vështirë”.
Dëshira për të pirë duhan
Duhani krijon varësi dhe ju tashmë këtë gjë e dini nëse jeni të interesuar për të lëxuar këtë informacion. Por si t’ja bëni për ta lënë? Së pari duhet t’ju themi se dëshira për të pirë duhan do të vazhdojë edhe pasi të keni filluar ta zbatoni vendimin tuaj. Por ju duhet të dini se në shtatzani duhet të tregoheni më të forta se kjo dëshirë, e cila do të fillojë menjëherë pasi truri ka kuptuar nevojën e organizmit për nikotinë. Zakonisht kjo dëshirë apo nevojë mund të lidhet me një veprimtari të caktuar, pra me pirjen e kafesë, leximin e gazetës etj. Dëshira për cigare zgjat 3-5 minuta, dhe nëse do t’i mbijetoni këtyre minutave ajo do të largohet dhe kjo do të jetë më fortë në ditën 3-5 pasi keni filluar ta lini, duke vazhduar të qëndrojë e fortë edhe për disa javë më pas. Me kalimin e këtyre javëve, truri përshtatet me jetën pa nikotinë në organizëm.
Si të heqim dorë nga duhani?
Hapi i parë është të njihni dëshirën për ta pirë atë. Ju duhet të planifikoni se çfarë do të bëni në momentin që do të fillojë dëshira për të pirë duhan. Cilat janë alterantivat? Një shëtitje në ajër të pastër, një telefonatë, përtypja e një karamele, pirja e një gote ujë etj. Nëse dëshira është tepër e fortë duhet të flisni me mjekun tuaj për të përdorur një çaj të posaçëm që do t’ju ndihmojë. Një zgjidhje tjetër do të ishte edhe ndryshimi i rutinës, përgatitja e mirë psikologjike në lidhje me ndryshimin dhe mbi të gjitha të pranuarit e një fakti: se jeni duke përmirësuar jetën tuaj dhe mbi të gjitha të asaj krijese të bukur që mbani në barkun tuaj, e cila sa herë ju fusni tymin e duhanit në trup, qan!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X