Femijet do te hane me shume fruta dhe perime nese i shpjegoni efektet qe kane!

0 0

Frutat dhe perimet kanë tepër efekte pozitive tek fëmija dhe jo vetëm! Por ndonjëherë është shumë e vështirë të bindim fëmijën se duhet t’i hajë. Shumë fëmijë preferojnë të konsumojnë picat, makaronat, ushqimet e industrializuara etj, të cilat janë ushqime jo të shëndetshme.

Si duhet të veprojmë prindërit?

Në më të shumtën e rasteve ata fillojnë të përgatisin frutat dhe perimet në mënyrë të tillë që pjata të jetë tërheqëse, pra formojnë figura me copa frutash etj. Por tashmë nuk keni pse të kufizoheni vetëm brenda kësaj alternative!

Sipas një studimi të fundit të kryer nga Universitti Standford, do të ishte e këshillueshme që prindërit të përdornin një metodë më të thjeshtë, atë të shpjegimit. Ju duhet të flisni me fëmijën në lidhje me efektet që kanë në shëndetin tonë frutat dhe perimet, sigurisht duke përdorur një shpjegim të përshtatshëm për moshën e fëmijës. Ata duhet të dinë se spinaqi i bën të fortë, se karrota ju jep vitamina e me radhë. Fëmijët në moshën parashkollore do të jenë plotësisht në gjendje të kuptojnë efektin që ushqimi ka në shëndetin e tyre, nëse ju ia qartësoni atë. Fatmirësisht fëmijët janë kuriozë dhe kanë dëshirë të mësojnë si funksionojnë gjërat, dhe ju duhet të përfitoni nga kjo.

Nga ana tjetër ju duhet të mos i prezantoni fëmijës ushqime jo të shëndetshme. Ai duhet të ketë që në momentet e para të ushqyerjes me ushqime të ngurta, vetëm ato të shëndetshmet në mënyrë që të stimulohet ushqyerja e mirë.

Lexo edhe:

Cfare te bejme kur femija nuk do te haje?

Rendesia e pertypjes dhe gelltitjes tek femija

Bebi nuk pi qumesht, me cfare t’ja zevendesoj?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X