Femija im nuk deshiron te haje, cfare te bej?

0 0

Refuzimi i ushqimit nga ana e fëmijës kthehet në një nga shqetësimet më të mëdha të prinderve, të cilët shpesh e pyesin veten nëse fëmija i tyre është duke ngrënë mjaftueshëm ushqim apo jo, kjo pasi përveç refuzimit të ushqimit mund të ndodhë që fëmija të mos e mbarojë të gjithë pjatën që nëna i ka vendosur para në tavolinë.
Përse fëmijët e refuzojnë ushqimin?
Arsyet pse fëmija mund të refuzojë ushqimin janë të shumta, por si fillim duhet të përjashtojmë mundësitë e një problem shëndetësor. Disa nga arsyet kryesore mund të jenë:
• Kanë ngrënë shumë ushqime në sasi të vogla para vaktit kryesor, gjë e cila e ka “thyer “ oreksin;
• Janë të ndërgjegjshëm që nëse nuk e hanë ushqimin që jeni duke i servirur do t’i lejoni të hajë atë çfarë kërkon (ëmbëlsira, patatina dhe ushqime të tjera aspak të shëndetshme);
• Duan të tregojnë se e kanë ata në dorë situatën duke sfiduar kështu prindërit;
• Kërkojnë të marrin vëmendjen e prinërve.
Ju duhet të përpiqeni ta përshtasni ushqimin e fëmijës me rritjen e tij. Vështirësitë fillojnë që në momentet e para të prezantimit të ushqimeve të ngurta, por duhet të dini se fëmija do të fillojë të mësojë në mënyrë graduale shijet dhe format e reja të ushqimeve, dhe mbi të gjitha do të mësojë se ai nuk mund të ushqehet më vetëm nëpërmjet gjirit apo biberonit, se gjatë ushqyerjes duhet të qëndrojë ulur në tavolinën e tij të posaçme, se ushqimi do të konsumohet me lugë etj. Gjithçka që për një person të rritur në pamje të parë mund të duket si dicka pa rëndësi, për fëmijën është diçka e re që ka zbuluar.
Me rritjen e fëmijës, ushqimi merr formë më solide, ai ka mundësi ta prekë, ta përtypë dhe ndiejë në gojë, gjë e cila do t’i krijojë ndjesinë e besimit rreth asaj që është duke ngrënë. Vështirësitë më të mëdha prindërit i hasin rreth moshës 2-vjeçare, dhe shpesh ajo që mund të konsiderohet si një fazqë e karakterizuar nga kapriciot e fëmijës, është një fazë normale e rritjes së fëmijës, në të cilën fëmija fillon të behët më i ndërgjegjshëm për veten e tij, dhe shpesh mundohet ta krijojë identitetin e tij pikërisht nëpërmjet refuzimit.
Prindërit duhet të mësojnë t’i përgjigjen në mënyrën e duhur sjelljeve të fëmijëve dhe ndër to bën pjesë edhe sjellja refuzuese që fëmija shfaq ndaj ushqimit. Nëse fëmija gjatë kontaktit të parë me ushqimin e ngurtë lejohet ta prekë atë, ta shijojë dhe ta provojë për herë të parë me dorë, për të vazhduar më pas me lugë, me siguri në moshën 2-vjeçare nuk do të shfaqë shumë probleme në lidhje me ushqimin. Në disa raste mund të jenë të tjerë faktorë që mund të ndikojnë në refuzimin e ushqimit nga ana e fëmijës, si për shembull ardhja në jetë e një fëmije tjetër, divorci i prindërve etj. Në të gjitha rastet, pavarësisht arsyeve, ju duhet të dini ta bëni një vakt argëtues për fëmijën.
Disa këshilla të vlefshme:
• Nëse fëmija refuzon një ushqim të ri ju nuk duhet të dorëzoheni, por duhet të provoni sërish gjatë javëvë në vazhdim, kjo për disa dhjetra herë të tjera;
• I ofroni vazhdimisht shije të ndryshme;
• Hani gjithmonë bashkë me fëmijën tuaj, pasi ju duhet t’i jepni atij një shembull të mirë. Nëse ju i refuzoni perimet me siguri do ta bëjë edhe ai, pra fëmija do të hajë atë që do të hani edhe ju. Ju duhet të dini se është shumë e rëndësishme që familja të hajë bashkë vaktet, moment i cili është shumë i rëndësishëm. Ju mund të flsini për mënyrën si e keni kaluar ditën duke e inkurajuar fëmijën drejt pranimit të shijeve të reja ushqimore;
• Mbajeni gjithmonë televizorin të fikur ndërsa jeni duke ngrënë si edhe evitoni shprëqëndrimin me dicka tjetër (telefon, tablet, gazetë etj). Mos lejoni që asgjë të ndërhyjë në vaktin tuaj;
• Në momentin që fëmija është pak më i rritur mund ta përfshini edhe atë në gatimin e ushqimit të një vakti të caktuar. Ai mund t’ju ndihmojë për të nxjerrë tenxheren, për të mbajtur lugën etj. Sigurisht që duheeet në çdo moment të kujdeseni që fëmija të mos dëmtohet me enët e kuzhinës.
• Nëse fëmija shfaq shenja urie një orë para konsumimit të vaktit kryesor mund t’i propozoni të hajë disa copa perimesh të gjalla dhe asgjë tjetër, kjo pasi në të kundërt mund të bëni që t’i largohet oreksi;
• Mos i jepni fëmijës lëngje frutash dhe ushqime të konservuara. Preferoni më mirë kosin e frutave të bërë në shtëpi, një copë kek, biskota të bëra në shtëpi etj. Kjo do të jetë një mënyrë shumë e mirë për ta bërë fëmijën të konsumojë sa më pak sheqer dhe për pasojë të ekzistojë asnjë faktor që do të ndikojë negativisht në ushqyerjen e tij gjatë vaktit kryesor;
• E lejoni fëmijën të hajë disa ushqime me dorë;
• Mos e detyroni asnjëherë fëmijën të hajë duke i futur me zor ushqime në gojë. Nëse e bëni diçka të tillë fëmija do ta konsiderojë ushqyerjen si diçka shumë të pakëndëshme.
• I përzieni ushqime që fëmija preferon me ato që nuk i preferon, ose i jepni më parë të hajë ato që i pëlqen më pak. Përpiquni të krijoni pjata të këndshme, të cilat do ta stimulojnë fëmijën të hajë më shumë;
• Nëse fëmija ka probleme me ushqyerjen duhet të evitoni diskutimet në lidhje me këtë nëse ai është prezent. Kj do ta bëjë atë të ndihet në qendër të vëmëndjes dhe për pasojë të theksojë edhe më shumë refuzimin;
• Ndonjëherë është mirë që të lejoni dikë tjetër të ushqejë fëmijën, kjo pasi prindërit mund të ndihen nervozë për shkak të problemeve të fëmijës në ushqyerje, gjë e cila do të perceptohet nga fëmija duke bërë që të sillet edhe më keq në lidhje ne ushqimin.
Përpiquni t’i ndiqni me kujdes dhe qetësi këto këshilla pasi mund ta bëjnë më të këndshëm momentin e ushqyerjes së fëmijës tuaj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X