Rendesia e pertypjes dhe gelltitjes tek femija

0 0

Goja është një mjet të cilën fëmija e përdor për të njohur botën që e rrethon. Kjo fillon me futjen e vazhdueshme të duarve në gojë, për të vazhduar më pas me futjen e objekteve që gjen nëpër shtëpi, të cilat mund të jenë lodrat, çarçafi, fytyra e nënës, ushqimi etj. Kjo i mundëson laktantit të njohë formën dhe shijen e ndryshme të sendeve që e rrethojnë dhe për pasojë krijon me to njëfare lidhje. Kjo quhet faza orale, dhe ndërkaq në këtë fazë ai përmirëson në zhvillimin neuro-psikologjik.

Funksioni oral është e para që zhvillohet tek fetusi, pa harruar të përmendim këtu se ai fillon të zhvillojë refleksin e thithjes në javën 10-të, dhe të gëlltitjes në javën e 15-të. Nëse fëmija lind në term, është në gjendje të thithë qumështin në mënyrë natyrale, dhe nëse ai lind parakohe kjo aftësi nuk do të jetë e zhvilluar plotësisht. Në muajin e 3-të të jetës, fëmija fillon të zhvillojë refleksin e zgjatjes së gjuhës, me anën e së cilit ai refuzon pothuajse çdo gjë që nuk ka shijen e qumështit, refleks i cili fillon të zhduket rreth muajit të 6-të, moment që konsiderohet si më i përshtatshmi për të filluar ushqimet e ngurta. Rreth muajit të 6-të fillojnë të dalin edhe dhëmbët e parë, ndryshon flora bakteriale e pranishme në kavitetin oral si edhe fillon të vërehet një njohje e objekteve që fëmija fut në gojë.

Pra, nëse në momentin e lindjes proçesi thithje-gëlltitje është një refleks i lindur, në muajin e 6-të fillon një proçes tjetër, ai i përtypje-gëlltitjes, e cila lidhet me maturimin neuro-sensorial, gjë e cila mundëson një koordinim më të mirë tru, dorë, gjuhë, përtypje, gëlltitje. Fëmija fillon të jetë më i dhënë pas të ngrënit dhe fillon të krijojë shijet e tij të prefruara, dhe kjo falë praktikës së tij të përditshme në ushqyerje.

Në fillim do të bëhet shijimi i ushqimeve në formë pureje, i atyre gjysëm të lëngshme, më pas i ushqimeve më të ngurta të cilat do të realizohen duke e përdorur më pak frulatorin, gjë e cila duhet të fillojë rreth muajit 8-9 në mënyrë që fëmija të fillojë të mësojë refleksin e përtypjes së ushqimeve. Në fillim fëmija mund të shfaqë një refuzim ndaj përtypjes, por ju duhet të insistoni pasi përtypja është shumë e rëndësishme për strukturën e gojës, e cila duke u formuar favorizon zhvillimin e muskujve të fytyrës dhe lejon rritjen e mirë të kockave të kafkës. Rreth moshës 2-vjeçare, fëmijët janë në gjendje të përtypin dhe hanë pothuajse gjithcka, duke e bërë aktin përtypje-gëlltitje një proçes shumë natyral, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbijetesën e njeriut.

Çfarë duhet të bëjmë nëse fëmija refuzon të përtypet?

Zakonisht kjo ndodh tek fëmijët të cilët shfaqin refuzim ndaj të gjitha ushqimeve në përgjithësi, dhe kjo zakonisht ndodh nëse fëmijës i bëhet një prezantim i vonë i ushqimeve. Ja disa këshilla për të favorizuar një proçes shumë natyral përtypje-gëlltitje:

1- Filloni në kohën e duhur prezantimin ushqimeve të ngurta;
2- Mos e detyroni fëmijën të hajë diçka që nuk do;
3- I paraqisni fëmijës ushqime të cilat nuk janë të bluara plotësisht, sidomos nëse ai ka uri;
4- E lejoni fëmijën të luajë me ushqimin, ta prekë, të hajë vet, sepse kjo është një mënyrë e mirë që ai ta njohë;
5- Mos ushtroni presion tek fëmija;
6- Jini gjithmonë prezent gjatë ushqyerjes së fëmijës;
7- Gjatë ushqyerjes mos favorizoni një lojë tjetër, në mënyrë që fëmija të jetë i përqëndruar tek ushqimi;
8- Uleni të hajë në tavolinë me ju në mënyrë që të shohë si bëhet proçesi, gjë e cila do të favorizojë mësimin më shpejt të veprimeve që kryhen në tavolinë.

Fëmija pas muajit të 6-të jo vetëm e ka më të maturuar stomakun, por edhee sistemin imunitar, inteligjencën, aftësitë motorike, aftësinë e përtypjes. Në këtë fazë fillon të largohet antkhi i sterilizimit, fëmija fillon të qëndrojë më mirë ulur, mëson më shumë të hajë vetë, e pranon më lehtë ushqimin që futet në gojën e tij, dhe tregon interes ndaj ushqimeve që hanë të tjerët. Tregoni durim pasi fillimi mund të jetë i vështirë.

Lexoni edhe: 7 ushqimet qe bebi mund te mbaje ne dore

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X