Kur duhet te fillojme ushqimet e ngurta tek bebet?

0 0

Ju jeni nëna e fëmijës dhe mendoni më të mirën për fëmijën tuaj, por ushqyerja e hershme me ushqime të ngurta si edhe të papërshtatshme për fëmijën konsiderohet nga ekspertët si diçka që ndikon negativisht në shëndetin e tij.

Kur duhet të prezantojmë ushqimet e ngurta tek femijet?
Organizatat e Shëndetit theksojnë:

Vetëm qumësht deri në muajin e 6 të jetës! Dhe madje të mos fillohet ushqyerja e fëmijës me lëngje! Këtë e rekomandon:

  • World Health Organization;
  • UNICEF;
  • American Academy of Pediatrics;
  • American Academy of Family Physicans;
  • Australian National Health and Medical research council;
  • Health Canada.

Kur flasin ekspertët nuk ka vend për gabime!

Fëmija ka një zhvillim fizik dhe psikologjik të përshtatshëm për të filluar ushqimet e ngurta jo më parë se muaji i 6 i jetës.

Përse duhet të prisni kaq “shumë”?

  • Fëmija do të jetë më tepër i mbrojtur ndaj sëmundjeve pasi do të marrë më shumë antikorpe nga qumështi i nënës. Megjithatë kjo nuk do të thotë se fëmija që ushqehet me formulë mund të fillojë të konsumojë ushqime të ngurta më parë.
  • Sistemi tretës i fëmijës nuk është ende i maturuar sa duhet, dhe për pasojë ai do të fillojë të ketë probleme me gazrat, kolikat, konstipacionin etj. Gjithashtu edhe rreziku i alergjive do të jetë më i lartë.
  • Fëmija do të jetë gati për të konsumuar ushqim jo të lëngshëm. Edhe në muajin e 6 ushqimi fillimisht nuk duhet të jetë tepër i ngurtë. Kjo ngurtësi duhet të rritet me kalimin e ditëve.
  • Fëmija do të jetë më pak i rrezikuar për obezitet në të ardhmen.
  • Ushqyerja do të jetë më e thjeshtë.
  • Prodhimi i qumëshit të gjirit nuk do të pakësohet, duke qënë se fëmija do të vazhdojë të ushqehet vetëm me të.
  • Nënat mund të humbin më shpejt peshën e marrë në shtatzani, kjo pasi gjidhënia djeg shumë kalori.

Lexoni edhe: Kur nenat i kane filluar femijeve ushqimet e ngurta? 

A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)

  • Po (87%, 177 Votes)177
  • Jo (13%, 26 Votes)26

Total Voters: 203

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X