Kur ja keni filluar femijes ushqimet e ngurta?

0 0

Progresi në zhvillimin e fëmijës do të jetë i dukshëm dhe i ndryshëm nga dita në ditë. Ai do të fillojë të luajë me këmbët dhe të ketë një përmirësim të shikimit. Në këtë moment nëna mund të fillojë të mendojë në lidhje me momentin që duhet të fillojë ushqimet e ngurta tek fëmija. Shpesh ky proçes shoqërohet edhe me dyshime nëse është apo jo gjëja e duhur, dhe për këtë aryse mendimi i pediatrit është shumë i rëndësishëm.

Duke qënë se dyshimet në lidhje me fillimin e ushqyerjes, por edhe gabimet që nënat bëjnë janë të shumta, kemi zhvilluar pikërisht këtë si temë të diskutimit të përjavshëm që zhvillohet ditën e enjte në faqen tonë të facebook “Per nenat”. Në këtë diskutim nënat shprehin mendimet dhe eksperiencat e tyre në mënyrë që të mund ta ndihmojnë një nënë tjetër. Argumentat kanë qënë të shumta dhe ne sot kemi bërë një përmledhje të disa prej tyre, në mënyrë që edhe ju të mësoni diçka nga eksperienca e tyre.

Disa nëna i kanë filluar ushqimet e ngurta, ose janë pro fillimit të tyre tek fëmija para muajit të 6

  • “Fëmijës i fillohet ushqimi 4-5 muajsh paralelisht me gjirin. Nuk ka asnjë gjë të keqe të ndodhë kështu. Një gabim që bëjnë nënat sot është që i japin fëmijës ushqime të homogjenizuara (në kavanoza). Për mendimin tim janë vetëm sëmundje”.
  • “Ja kam filluar ushqimin vajzës time ende pa mbushur 6 muajshe dhe në fillim i kam dhënë krem vanilje, pastaj pas një jave i kam shtuar purenë e frutave dhe më pas supën me mish viçi, pulë me patate dhe karrota dhe kungull. Për momentin e ushqej vajzën tre herë plus qumështin e gjirit dhe e kam gjashtë muajshe e gjysëm”.
  • “Unë i kam filluar fëmijës tim lëngun e mollës dhe karrotës 4 muajsh, miellin e orizit 5 muajsh dhe supën me perime dhe mish 6 muajsh. 9 muajsh i kam dhënë supën e peshkut dhe 10 muajsh vezën”.
  • “Unë ja kam filluar ushqimin që 5 muajshe dhe e kam filluar me perimet në drekë dhe më pas një gotë me fruta. Në darkë biberonin dhe tani që ëshjtë 17 muajshe të njëjtin ritëm ka, do biberonin me qumësht në darkë”.
  • “Djali im ka filluar të ushqehet shumë shpejt duke qënë se pinte shumë pak qumësht. Ja kam dhënë kremërat që 2 muajsh dhe më pas filloi t’i hante ushqimet rradhë. Në moshën 1 vjeçare hante si unë”.

Nënat e kanë filluar ushqimin tek fëmija i tyre nga muaji i gjashtë ose më pas

  • “Unë ja kam filluar ushqimin fëmijës tim në muajin e gjashtë”.
  • “Ushqimet e fëmijës duhet të fillohen pas muajit të gjashtë pasi sipas meje qumështi i gjirit ndryshon dhe fëmija mund të ndiejë uri”.
  • “Unë ja kam filluar ushqimin në muajin e 8 dhe si fillim frutat dhe biskotat me qumësht, pastaj nga muaji 9-10 ushqimet e tjera. Për mendimin tim nënat bëjnë gabim që fillojnë t’i japin fëmijëve ushqime që 5 muajsh edhe sikur sa për të provuar shijet. Mendoj se qumështi i gjirit është i mjaftueshëm dhe për ushqimet e ngurta ka kohë plot”.
  • “Unë e kam inatin më të madh kur shikoj që nënat i japin fëmijëve 5 apo 6 muajsh ushqime me copa të mëdha si bukë apo pjeshkë në dorë dhe më pas ankohen se fëmija u mbyt. Këto janë ushqime për një fëmijë 2 vjec. Apo edhe veza e pazier.

Mesa shohim në përgjithësi nënat në vendin tonë (duke ju referuar aktualisht nënave që kanë marrë pjesë në bashkëbisedim), e fillojnë shumë herët ushqyerjen e fëmijës më gjëra të ngurta, kryesisht në muajin 4-5, por kjo është diçka e gabuar. Edhe pse mund të duket sikur fëmija po merr peshë mirë, i pëlqen ushqimi etj, duhet të shikoni përtej kësaj. Ai ka ende një stomak jo të zhvilluar mirë, dhe për më tepër një ushqim mund të jetë një faktor rreziku për të shfaqur një alergji, duke qënë se fëmija është tepër i vogël për ta toleruar atë. Nuk ka rëndësi nëse ushqeni me gji apo formulë, qumështi është mëse i mjaftueshëm për fëmijën deri në muajin e gjashtë, e kundërta duhet të ndodhë vetëm nëse pediatri këshillon të veproni ndryshe.

Ushqyerja para muajit të 4

Nëse do t’i referohemi konkretisht rasteve të ushqyerjes së fëmijës me ushqime të ngurta para muajit të 4 duhet të shpallim sinjal alarmi! Mos perdorni si pikë referimi vitet 1960-1970 kur nënat tona nga pamundësia i ushqenin fëmijët që 10 ditësh më miell të pjekur, qumësht lope, lëng orizi etj. Sot alternativat janë të shumta dhe fatmirësisht edhe informacionet. Nëse një foshnjë e sapo dalë nga barku konsumon ushqime të ngurta mund të ketë probleme me shëndetin, të cilat mund të jenë afatgjata dhe të shfaqen me vonesë, edhe pse për momentin ai mund të duket i kënaqur dhe me peshë normale. Pra, kur vjen puna tek ushqimi duhet të tregoni shumë kujdes dhe të veproni me hapa tepër të vegjël.

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X