Femije premature? Ja si duhet te silleni

0 0

Në ditët e sotme fëmijët prematurë kanë mundësi shumë më të mëdha për të mbijetuar krahasuar me kohët e mëparshme. Ata kanë nevojë për një kujdes shumë të madh dhe ndonjëherë nëna mendon se nuk është në gjendje të japë atë që fëmija kërkon. E dini se ndihma më e madhe që mund t’i jepni fëmijës tuaj është këndimi i ninullave si edhe kontakti me lëkurën tuaj.

Cfarë është kanguro-terapia?

Kjo është një praktikë shumë e thjeshtë dhe e dobishme. Fëmija duhet të vendoset në kontakt të drejtpërdrejtë me nënën e tij në mënyrë që të ndiejë ngrohtësinë e saj. Një alternativë do të ishte edhe kontakti me lëkurën e babait. Ky kontakt përmirëson temperaturën e trupit të fëmijës si edhe frymëmarrjen e tij, favorizon gjidhënien si edhe zhvillimin cerebral të fëmijës. Gjithashtu ky kontakt ndihmon në reduktimin e të qarave të fëmijës.

Shumë nena preferojnë të këndojnë

Sipas disa studimeve të bëra tek disa fëmijë prematurë është nxjerrë përfundimi se këndimi i një ninulle gjat kanguro-terapisë është shumë efektive. Pra këshillohet që gjatë këtij kontakti nëna t’i këndojë fëmijës me një zë të ëmbël.

Shumë avantazhe për të gjithë

Zëri i nënës sjell shumë bebefite për fëmijën e lindur parakohe. Është vënë re se fëmijët që gjatë kanguro-terapisë kanë dëgjuar zërin e nënës, kanë pasur rrahje zemre më të stabilizuara se fëmijët që nuk e kanë dëgjuar. Megjithatë benefitet janë edhe për nënën. Nënat që kanë qënë duke kënduar gjatë kësaj terapie kanë qënë më pak në ankth se nënat që nuk e kanë bërë këtë.

Qumështi i nënës, një domosdoshmëri!

Përpiquni të ushqeni me gji beben tuaj, kjo është një ndihmë shumë e madhe për rritjen dhe zhvillimin e tij.

Artikuj te ngjashem:

https://www.pernenat.al/ushqyerja-me-gji-e-femijeve-premature/

https://www.pernenat.al/femijet-premature-faktoret-e-rrezikut-dhe-trajtimi/

https://www.pernenat.al/femijet-premature-5-gjerat-qe-duhet-te-dini/

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X