Femija lind me sindromen Down, nena braktis ate dhe bashkeshortin

0 0

Kjo është historia prekëse e “Samuel”, i cili nuk ka mundur të ndajë gëzimin e ardhjes në jetë të fëmijës së tij me nënën e të voglit. Në të vërtetë ai është vënë para një zgjedhje shumë mizore: të qëndrojë me të dhe të braktisë fëmijën, ose të qëndrojë me fëmijën pasi ajo nuk e pranon!

“I gjithë makthi filloi gjatë shtatëzanisë, kur të dy mësuan problemin që kishte fëmija. Bashkëshortja ime ishte totalisht kundër lindjes së fëmijës, për të cilën sjellja në jetë e një fëmije të “paaftë” ishte një turp për gjithë familjen. Kjo ka ndodhur për shkak të një tradite armene e cila e konsideron një person me një sëmundje apo sindromë të caktuar si të padenjë dhe ndryshe”.

Për këtë arsye gruaja e paralajmëroi bashkëshortin se edhe nëse do të duhej ta sillte në jetë, nuk  do të qëndronte pranë tij! Dhe kështu  ndodhi! Një javë pasi fëmija erdhi në jetë, çifti u divorcua sepse Samuel preferoi të mos e braktiste Leon, i mrekulluar nga bukuria e tij. “Ai është perfekt, është i mrekullueshëm, unë mund ta rris vetëm”! Janë këto fjalët e babait të ri.

Ai shprehet se në vendin e tij nëse sjell në jetë një fëmijë si Leo të japin alternativën për të mos e marrë në shtëpi, por ai sigurisht që nuk e ka pranuar këtë. “Jeta si një baba i vetëm nuk është aspak e lehtë, por mund të them se fëmija im është shumë me fat që ka shumë njerëz në botë që po na ndihmojnë nga ana ekonomike”, shprehet ai.

Ai ka arritur të mbledhë një fond prej 100.000 $ dhe mendon që një pjesë të tyre ta investojë në ndërtimin e një shtëpie fëmijësh që do t’ju shërbejë fëmijëve armenë të braktisur nga prindërit pasi kanë lindur të prekur nga sindroma down. Jeta na tregon se ndonjëherë vetë nëna, një krijesë aq e mrekullueshme për fëmijën bëhet njeriu më mizor në botë! E adhurueshme dashuria e këtij babai për fëmijën! E tillë duhet të jetë dashuria e çdo prindi për fëmijën, pavarësisht kushteve në të cilat ai vjen në jetë!

Artikuj te ngjashem:

https://www.pernenat.al/sindroma-down-kujdesi-ndaj-femijes/

https://www.pernenat.al/te-ecesh-perkrah-me-sindromen-down/

https://www.pernenat.al/cfare-dini-rreth-sindromes-down/






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X