I keni parasysh të ashtuquajturat “instinktet e nënës”, të cilat filloni t’i ndjeni që kur zemra juaj kupton nëse do të lindi vajza apo djalë?
Epo, unë e pata këtë instinkt për sindromën Down. Ju duket e pabesueshme apo jo?
Ne nuk kishim ndërmend ta bënim testin, por doktori na shtyu për të vlerësuar rrezikshmërinë e shtatzanisë sime për këtë sindromë. Sapo filluam ekzaminimin e pata këtë ndjenjë.
Edhe pse doktori më tha se rezultatet dilnin negative dhe fëmija im nuk kishte rrezik, kjo ndjenjë më shoqëroi përgjatë pjesës së mbetur të shtatzansië dhe nuk e ndava kurrë me askënd.
Vetëm pak ditë të fundit të shtatzanisë kjo ndjenjë e këto mendime mu larguan dhe nuk i pata më. Isha gati të takoja vajzën time perfekte dhe të fillonim jetën tonë bashkë.
Për sa i përket lindjes, ishte diçka që nuk e kisha pritur kurrë ashtu. Që nga plasja e ujërave në ditën që do të lindja, por pa asnjë shenjë të dhimbjeve të lindjes, deri në vendosjen dhe mbajtjen e një kateteri për 12 orë dhe një epidural që isha betuar se nuk do ta bëja, të gjitha këto më lodhën shumë.
Por është e mahnitshme sa shpejt u harruan të gjitha menjëherë sapo vajza lindi. Ma vendosën në kraharor dhe unë derdha lotët më të lumtur të jetës sime. Im shoq më shikonte më një vështrim të shqetësuar dhe ndërsa sytë iu mbushën me lotë, dukej sikur më thoshte se e dinte që vajza jonë lindi me sindromën Down.
Lexo edhe: “Nuk ke ce do Glorian se eshte Down” , fjalet e nje nene dretjuar te birit
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu