Ditet e para pas lindjes, kujdesi i pergjithshem i bebes

0 0

 

Fëmija i porsalindur ka një mekanizëm shumë natyral mbrojtës që e lejon atë të arrijë një ekuilibër për t’u mbrojtur më mirë ndaj mikroorganizmave që ndodhen në ambient. Megjithatë të gjithë prindërit shqetësohen për të mbajtur një higjenë sa më të mirë në mënyrë që të mbajnë fëmijën sa më larg rreziqeve për infeksion në lëkurë.

Rituali i banjos

Fëmija i vogël në fillim mund të mos e pëlqejë këtë moment, por me kalimin e ditëve do të kthehet gjithcka në një ritual mjaft të këndshëm. Përpiquni që banjon ta bëni gjithmonë në të njëjtin orar në mënyrë që tek fëmija të krijohet njëfarë rutine. Këshillohet të kryhet në mbrëmje në mënyrë që të favorizojë një gjumë të qetë. Temperatura e ujit duhet të jetë midis 32 dhe 35 gradëve. Mund të vendosni në vaskën plastike një tapet gome kundër rrëshqitjes ose një pajisje që do t’ju ndihmojë në larjen e fëmijës. Temperatura e dhomës duhet të jetë maksimumi 21-22 gradë. Kujdes me përzgjedhjen e produkteve të higjenës.

Kur mund t’i presim thonjtë e fëmijës?

Thonjtë janë më të butë pas banjos, dhe duke qënë se fëmija do të jetë i qetë ky mund të ishte momenti i duhur. Thonjtë e këmbës nuk duhet të priten nëpër cepa, por vetëm drejt. Mund të fillohet prerja e tyre pas 15-20 ditësh nga lindja.

Si të pastrojmë veshët?

Mos përdorni kunja veshësh. Mund ta pastroni me një garzë të zhytur në ujë të vakët.

Si të pastrojmë hundën e fëmijës?

Gjatë ditëve të para nuk këshillohet futja e trupave të huaj në hundën e fëmijës. Ju duhet të hidhni në të vazhdimisht disa pika fiziologjik.

Kur dhe si të mjekojmë kërthizën?

Këtë duhet ta bëni sa herë të jetë e nevojshme, pra edhe më shumë se 1 herë në ditë duke përdorur alkool 70 gradë dhe garzë sterile.

Si bëhët ndërrimi i bebelinës?

Gjatë ditëve të para fëmija duhet të ndërrohet dhe lahet shumë shpesh. Gjatë çdo ndërrimi fëmija duhet të lahet me ujë dhe jo të pastrohet me letra të lagura. Ju mund ta mbështesni fëmijën mirë në njërin krah (të majtin) dhe me dorën tjetër të lani lëkurën e tij. Nëse keni një fëmijë vajzë nuk duhet ta lani asnjëherë nga anusi në vaginë por anasjelltas për të parandaluar infeksionet. Pasi e keni tharë mirë fëmijën aplikoni një shtresë të hollë kremi me përbërje të oksidit të zinkut dhe mbyllni bebelinën.

Si të parandalojmë konjuktivitin?

Këtë mund ta parandaloni duke hedhur në sytë e fëmijës solucione antiseptike.

Lexoni dhe:Higjena e pergjithshme e te porsalindurit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X