Higjena e pergjithshme e te porsalindurit

0 2

Edhe nese ne spital mund t’ju kene dhene udhezime per menyren si duhet te behet banjoja e te porsalindurit, ne shtepi keshillat mund te jene te veshtira per t’u zbatuar. Por, ju nuk duhet te keni frike, dhe mbi te gjitha duhet te pergatisni qe ne fillim gjithcka qe mund t’ju duhet. Ju duhet te beni gati nje peshqir te madh, rrobat e pastra qe do te veshi femija, bebelinen, kremin, pudren, vasken ku do te behet banjoja, shampon dhe ujin. E rendesishme eshte gjithashtu te siguroheni qe ambienti ku do te lahet femija te jete i ngrohur ne menyren e duhur (rreth 22 grade).
Nena duhet ta fute femijen ngadale ne uje deri tek qafa dhe duke e mbeshtetur ne krahun e saj. “Femija duhet te mesohet me ujin, edhe pse per te eshte dicka e njohur duke qene se ne barkun e nenes ka qene i rrethuar nga uji”, shpjegon mjekja pediatre. Kjo pasi shume femije, pavaresisht kesaj gjate kontaktit te pare me ujin qajne shume. Kjo ndodh pasi femija nuk eshte mesuar me ndjesine e lirise dhe te boshllekut brenda ujit. Nese e shikoni se femija shqetesohet shume ne momentin qe i behet banje mund te mos e praktikoni ate cdo dite, por nje here ne 2-3 dite, kjo deri ne momentin qe ai te mesohet ta shijoje ate.
Cili eshte momenti ideal per t’i bere banje femijes?
Sigurisht qe momenti me i pershtatshem eshte ne mbremje, para gjumit. Por, cila duhet te jete temperatura e ujit? Temperatura e ujit duhet te jete me e larte se ajo e trupit te femijes, pra rreth 37 grade. Mbani mend se larja e femijes nuk duhet te zgjase me shume se disa minuta, sidomos tek te porsalindurit. Ju duhet te perdorni nje thermometer uji i cili do te percaktoje me mire temperaturen e ujit. Nga muaji i 3-te ju mund te perdorni nje mbajtese per vasken e femijes, ne te cilen mund te mbeshtesni femijen ne momentin e larjes. Nga ky muaj gjithashtu mund te perdorni edhe disa lodra plastike, te cilat mund t’i vendosni ne uje.
Gjate larjes se femijes eshte e rendesishme edhe pjesemarrja e babait, e cila i jep mundesine atij te jete ne kontakt te vazhdueshem fizik me femijen, te cilin nena e ka pasur per 9-te muaj me rradhe. Sigurisht qe prania e dy personave gjate larjes duhet edhe per arsye sigurie deri ne momentin qe nena e re te jete praktikuar mjaftueshem.
Persa i perket larjes se flokeve te femijes mund te behet gjate banjes ose pas saj, duke e mbeshtjelle trupin me peshqir per te lare me pas floket me nje shampo delikate. Keshillohet qe ne kete moshe femijes t’i perdoret shampo me perbmajtje vajore, e cila do te ndihmoje edhe ne heqjen e cipave (rrjebulla) qe mund te zere lekura e kokes.
Si te veprojme ne rast se femija preket nga “rrjebulla”?
Themi se femija ka rrjebullen nese ne lekuren e tij shfaqen kore, kryesisht ne pjesen e ballit, vetullave dhe kokes. Keto kore ne pjesen e brendshme te tyre jane te lengezuara ndersa ne pjesen e jashtme te thata. Zakonisht ato shfaqen ne muajin e 1-re dhe te 2-te pas lindjes. Shfaqja e tyre nuk ka lidhje me ushqimin e nenes apo qumeshtin qe pi femija. Zakonisht ato largohen vete dhe e vetmja gje qe ju duhet te beni eshte te lyeni me vaj bajamesh (me ndihmen e nje garze) lekuren ne te cilen jane shfaqur koret. Garza duhet te lahet me pas me sapun neutral. Ne rastet me te renda duhet te konsultoheni me mjekun pediater te femijes, i cili mund t’ju rekomandoje nje kure specifike.
Si te mjekojme kerthizen?
Pjesa e kerthizes e cila kapet me kapse plastike nga mjeku ne momentin e lindjes eshte kordoni ombelikal, i cili ka mbajtur te “lidhur” femijen dhe nenen per 9-te muajt e shtatezanise. Qe te shkeputet kjo pjese e kordonit ombelikal duhet perafersisht 10 dite, gjate te cilave duhet te kujdeseni duke e mjekuar. Gjate cdo nderrimi te bebelines ju duhet te sterilizoni me anen e nje alkoli 70 grade garzen e vendosur rreth kapeses. Garza zakonisht nderrohet nje here ne dite (ne mbremje kur behet larja e femijes) ose ne cdo rast tjeter qe mund te laget ose ndotet. Ne rast se ju gjate nderrimit te garzes vereni gjurme qelbi te verdhe, njolla gjaku apo skuqje te lekures perreth saj duhet te konsultoheni me mjekun.
Kujdesi per thonjte e te porsalindurit
Thonjte e nje femije te porsalindur rriten dhe behen pis shume shpejt. Ju duhet te kujdeseni qe ato te jene gjithmone te shkurta me qellim qe femija te mos lendoje fytyren. Ju keshillojme qe te prisni thonjte e femijes te pakten nje here ne jave me anen e nje gershere te posacme. Kete duhet ta beni kur femija eshte i qete, pse jo edhe ndersa eshte ne gjume.
Si te pastrojme veshet e femijes?
Nuk duhet ne asnje menyre te perdoren pastruesit e vesheve tek femija. E vetmja gje qe ju duhet te beni eshte qe pas larjes se femijes te lagni me uje te ngrohte nje garze dhe me anen e saj t’i pastroni.
Eritrema ne zonen e bebelines
Duke qene se lekura e femijes se porsalindur eshte shume delikate, kontakti me urinen dhe fecet dhe bebelinen, krijon nje ambient te ngrohte dhe te lagesht qe edhe pse mund ta nderroni shpesh femijen mund te shkaktoje irritime te lekures. Zakonisht lekura e irrituar shfaqet e nxehte dhe e skuqur dhe ne disa raste shoqerohet edhe me heqje te lekures. Ne keto raste keshillohet qe femija te nderrohet shume shpesh dhe gjate cdo nderrimi te lahet me sapun neutral. Pasi eshte lare duhet te thahet shume mire lekura dhe me pas te mos vendoset bebelina per pak kohe, me qellim qe lekura te marre ajer. Ju duhet gjithashtu te vendosni ne pjesen e lekures se irrituar nje shtrese te trashe kremi te perqindje te larte te oksidit te zinkut.
E rendesishme eshte qe te behet dallimi midis nje irritimi te zakonshem te shkaktuar nga bebelina dhe nje irritimi te shkaktuar nga Candida (myk). Per kete nevojitet vleresimi i mjekut pediater.

Lexo edhe: Sa here duhet ti presim thonjte e femijeve dhe kur?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X