Dignostikohet me fruth, 7-vjeçarja vë në rrezik 200 persona të tjerë

0 0

 

Ndërsa numri i rasteve të konfirmuara të fruthit në Shtetet e Bashkuara arrin në nivele shumë të larta, tashmë as spitalet nuk janë më vende plotësisht të sigurta nga sëmundja infektive. Të mërkurën, Universiteti i Kalifornisë njoftoi se mbi 200 pacientë në sallën e urgjencës mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj fruthit në sajë të një vajze shtatëvjeçare të pavaksinuar.

Sipas Departamentit të Shëndetit të Qarkut Calaveras, vajza e re u infektua gjatë një udhëtimi jashtë shtetit. Ajo mbërriti në dhomën emergjente më 17 mars, por nuk u diagnostikua me fruth deri më 19 mars, potencialisht duke ekspozuar rrezikun e infektimit përpacientëte tjerë ndërkohë.

Dr. Dean Blumberg, shefi i sëmundjeve infektive pediatrike në Spitalin e Fëmijëve UC Davis shpjegoi se incidenti është një provë për të kuptuar se sa e vështirë është të diagnostikosh dhe të mbrohemi kundër fruthit, veçanërisht kur lëvizja antivaksinim është kaq e përhapur.

“Shumica e rasteve të fruthit ndodhin 8 deri në 12 ditë pas ekspozimit, por mund të ndodhë deri në tre javë pas ekspozimit”, tha ai. “Edhe individët e vaksinuar mund të marrin fruthin sepse vaksina nuk është 100 për qind e përkryer. Ne kemi nevojë për një normë shumë të lartë të vaksinimit, sepse kur fruthi është futur tek komunitetet që kanë prindër që nuk imunizojnë fëmijët e tyre, këto raste mund të ndodhin”.

Lexo edhe: Si ta mbroj femijen nga fruthi pa e vaksinuar?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X