Në Uashingtonin aktualisht është rikthyer epidemia e fruthit dhe një nënë që është kundër vaksinimit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku kërkon ndihmë dhe këshilla nga ndjekësit e saj për të mbrojtur fëmijën pa e vaksinuar.
“Çdo sugjerim për masat që mund të marr për ta mbrojtur fëmijën timnga fruthi do të vlerësoj shumë.”
Deri tani, në Uashington ka 36 raste të konfirmuara të sëmundjes ngjitëse, ku jeton gruaja.
Pas postimit shumë njerëz po përgjigjen dhe këshilla më e dukshme është që fëmija të vaksinohet. Një përdorues shkroi: “Nëse ekziston vetëm një lloj ilaçi për të mbrojtur fëmijët nga marrja e këtyre sëmundjeve është vaksinimi… ”
Dikush tjetër me ironi ka shkruar: Shpik një makinë kohe, ktheje kohën në momentin kur truri yt u mbush me “budallallëqe”, hiqi ato nga koka dhe bëji vaksinën fëmijës”.
Në postimin e saj ka pasur interaktivitet edhe nga njerëz të fushës së mjekësisë. Një mjek i ka komentuar “A ke qenë ndonjëherë dëshmitare e situatës kur një fëmijë vdes nga fruthi? Unë po. Ju lutem vaksinojeni fëmijën“.
Pavarësisht ironisë dhe talljes së disa komenteve, kjo mbetet një temë shumë serioze dhe e vetmja zgjidhje është vaksinimi.
Lexo edhe: Çfare ndodh nese na kap fruthi pasi jemi vaksinuar?
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu