I zemëruar me prindërit që nuk e vaksinuan, 30-vjeçari i prekur nga fruthi jep mesazhin për të gjithë

0 0

Joshua Nerius është prova e gjallë se sa i rrezikshëm mund të jetë qëndrimi kundër vaksinave. Që fëmijë ai kurrë nuk kishte bërë asnjë vaksinë dhe në moshë të rritur, 27 vjeç, kjo gjë e dëmtoi shumë. Tani Joshua dëshiron që historia e tij të shërbejë si mesazh për të gjithë prindërit për sa i përket rëndësisë së vaksinave në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe shpëtimit të jetës së fëmijëve.

“Kjo më zemëron kaq shumë,” tha Nerius në një intervistë me CNN. “Prindërit e mi mendonin se po bënin gjënë e duhur. Ata ishin të bindur në mendimet e tyre kundër vaksinave”.

Ai u diagnostikua me fruth në maj të vitit 2016, pasi kishte pasur kontakt me dikë që ishte ngjitës në diplomimin e kolegjit të motrës së tij.

Duke e përshkruar sëmundjen si “të tmerrshme”, Nerius tha se “mori një barrë serioze” në trupin e tij (ai humbi shumë kilogramë dhe në rastin më të keq, nuk mund të ecte pa ndihmë). Më pas ai shpjegoi se gjithçka mund të ishte parandaluar nëse nëna e tij do ta kishte vaksinuar në moshë të vogël  dhe se nuk e kupton si ka ende prindër që refuzojnë vaksinimet, pavarësisht nga të gjitha dëshmitë që provojnë aftësitë e tyre për të shpëtuar jetën.

“Shkenca për këtë është,” tha ai gjatë intervistës. “Është zgjidhur. Kur e shikoj se ku ndodhemi sot, me njerëz që me dashje po vendosin të injorojnë faktet, kjo me të vërtetë më frustron. Unë thjesht nuk e kuptoj mendësinë e njerëzve që duan të përhapin frikë “.

Nerius nuk është fëmija i vetëm i prindërve anti-vaksina që po flet.

“Debati rreth vaksinave nuk është domosdoshmërisht i përqendruar rreth informatave dhe shqetësimeve për shëndetin dhe sigurinë, prandaj arsimi është kaq i rëndësishëm, dhe gjithashtu pse keqinformimi është kaq i rrezikshëm”, – është shprehur një djalë që është vaksinuar në moshën 18-vjeçare kundër vullnetit të nëns së tij.

Lexo edhe: Vaksina kunder fruthit ka shpetuar me shume se 20 milion jete






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X