Diarreja dhe konstipacioni tek femijet

0 0

Diarreja dhe zenia kaps tek femijet jane ndryshime qe ndodhin ne sistemin e jashteqitjes. Keto gjendje vleresohen nga mjeket specialiste si gjendje normale dhe qe i hasim shpesh tek femijet.

Cilat jane simptomat e diarresë dhe të konstipacionit (kapsllëkut)?

Ne rastin e diarrese, femija mund te dale jashte disa here ne dite me jashteqitje te ujshme. Mund te kete shume gaz dhe jashteqitja mun dte jete “shperthyese” dhe me ere te keqe. Ne varesi te shkakut, femija mund te kete dhimbje barku, te vjella dhe temperature. Zenia kaps eshte nje gjendje qe verehet shpesh tek femijet, dhe i referohet defekimit me veshtiresi dhe me konsistence te forte. Normalisht, femijet dhe te rriturit duhet te defekojne te pakten 3 here ne jave. Por, ne krahasim me te rriturit, edhe femijet kane shprehi te ndryshme te jashteqitjes. Disa defekojne 2 here ne dite, te tjere defekojne nje here ne cdo dy dite.
Eshte e veshtire per te perjufizuar se cfare eshte normale ne jashteqitje. Shume prinder besojne se nje here apo dy ne dite eshte normale, por limiti eshte me i madh. Femijet ne gji mund te mos dalin jashte per dite me rradhe dhe kjo mund te jete normale per ta. Tek femijet ka shume rendesi te verehen ndryshimet ne zakonin e te dalit jashte.

Cfare e shkakton diarrenë? Po kapsllëkun?

Ka shume shkaqe per diarre apo zenie kaps. Shkaqet e zenies kaps mund te perfshijne dehidratimin (pash pas nje temperature te larte), carjen e lekures se zorres (frika e dhimbjes pengon femijen te dale jashte), stresi ( kur nje ambient shfaqet i panjohur per femijen ose ndonje shqetesim emocional) dhe ne raste te rralla ndonje shqetesim mjekesor.
Diarreja mund te shkaktohet nga ndonje infeksion, probleme me absorbimin (tretjen) e lengjeve, kur ushqimi nuk eshte marre sic duhet (psh intolerance ndaj ushqimeve te caktuara ose probleme me stomakun).

Si trajtohen kapslleku? Po diarreja? 

Nese femija ka diarre ju duhet te vazhdoni ta ushqeni normalisht, duke mos e lene pa ngrene. Supat dhe ushqimet e pasura me karbohidrate jane te rekomanduara, si dhe sa me shume lengje per te evituar ndonje dehidratim te mundshem.
Persa i perket konstipacionit (kapslleku) rekomandohet trajtimi biofeedback me qellim qe te relaksoje muskujt e bazes se pelvikut si dhe teknikat e ndryshme per masazhin e barkut, te bera nga terapiste eksperte ne seanca te rregullta.
Nese femija ka shfaqur te pakten dy nga kushtet e meposhtme gjate dy muajve te fundit, atehere kjo percakton se ky femije vuan nga konstipacioni:
– Defekimi tre here ose me pak gjate nje jave
– Nje ose me shume defekime te pavullnetshme gjate ne jave
– Defekim me dhimbje
– Shprehia e shtyrje gjate defekimit
– Palpimi i feceve ne zonen e barkut gjate ekzaminimit.

Si ta ndihmojme femijen nese vuan nga konstipacioni?

Ushqimi

Ju mund te filloni duke rritur sasine e lengjeve qe femija juaj pi cdo dite. Nese femija ha drithera, ju mund te shtoni pak leng kumbullash ne te. Nese ju keni nje femije me te rritur, sigurohuni qe te pije shume uje. Ju mund t’i jepni gjithashtu femijes tuaj krunde dritherash, fruta dhe perime per te shtuar sasine e fibrave ne ushqimin qe konsumon dhe per te ndihmuar femijen te kete levizje me te mire te zorreve. Mos i jepni femijes tuaj bonbone ose sheqer te perpunuar.

Stervitje te shprehive te defekimit

I mesoni femijet tuaj te shkojne ne tualet qe ne momentin e pare qe ndjen nevojen per te zbrazur zorret. Ju mund ta ndihmoni femijen tuaj te krijoje veti per zbrazje te rregullt duke i kerkuar te ulet ne tualet per 10 minuta ne pothuajse te njejten kohe cdo dite, mundesisht pas ushqimit. Sigurohuni qe femija juaj te mund t’i vendose shputat e tij ne dysheme derisa qendron ne tualet. Nese kjo nuk eshte e mundshme , vendosni nje karrike te vogel para vaskes se tualetit. Derisa femija juaj, qendron i ulur ne tualet, ju mund t’i ofroni atij t’i lexoni nje tregim nga libri ose t’i ofroni te degjoje radion.

Medikamentet

Sot ka shume medikamente laksative ne dispozicion te mjekimit se konstipacionit. Zgjedhja llojit te medikamentit varet nga mosha e femijes dhe sa serioz eshte konstipacioni.

Filloni nga nje program shperblimi

Filloni duke e shperblyer femijen tuaj per cdo ulje ne tualet. Per shembull, nese femija juaj shkon ne tualet ne kohen e planifikuar, e shperbleni ate me nje aktivitet te preferuar (psh nje loje te caktuar). Nese femija ka defekuar, lavderojeni dhe shperblejeni me dicka. Shmangni shperblimin me ushqime. Femijet e vegjel mund te preferojne te shperblehen me ndonje vizatim qe ngjitet ose dick ate ngjashme.
Nese konstipacioni i femijes tuaj nuk permiresohet ose nese ju mendoni se femija juaj ka konstipacion kronik, dergojeni per vizite tek mjeku. Kapslleku ndonjere mund te jete shenje e ndonje problem tjeter serioz.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X