Konstipacioni (kapslleku) tek femijet, ja si ta qetesoni

0 0

Konstipacioni apo kapsllëku është një problem shumë i përhapur tek fëmijët pavarësisht moshës që ata kanë, i cili manifestohet edhe me krampe në stomak dhe vështirësi në momentin e defekimit.

Cilat janë shkaqet e kapsllëkut?

  • Një ushqyerje jo e mirë;
  • Mbajtja e feçeve si pasojë e të qënit duke luajtuar apo dicka tjetër;
  • Vështirësia në përdorimin e banjove jashtë shtëpisë (për shembull kur fëmija fillon të shkojë në kopësht) etj.

Simptomat dhe sinjalet e kapsllekut apo konstipacionit: 

  • Fëmija nuk defekon më shumë se 1-2 herë në javë;
  • Fëmija vuan nga dhimbjet abdominale ose gjatë zbrazjes së zorrëve;
  • Ha pak dhe refuzon ushqimin;
  • Vihen re episode gjakderdhje nga anusi si pasojë e daljes së feceve shumë të forta.

Si duhet të sillet familja?

  • Dieta duhet të jetë e pasur me fibra (shumë fruta dhe perime). Fëmija duhet të pijë shumë lëngje, dhe në mëngjes duhet të pijë një gotë ujë të vakët me pak limon. Evitoni përdorimin e ushqimeve industriale.
  • Aktiviteti fizik. Fëmija duhet të luajë sa më shumë, duhet të jetë vazhdimisht në lëvizje në mënyrë që të favorizohet levizja e zorrëve.
  • Këshilla të përgjithshme. E mësoni fëmijën të shkojë menjëherë në banjo në mëngjes, në mbrëmje para gjumit dhe pasi ka ngrënë. I vendosni një uturak në banjo në mënyrë që të ketë mundësi të shkojë edhe vetë të kryejë nevojat e tij.

Si të marrim sa më shumë fibra?

Mund t’i marrë nëpërmjet: kumbullave, mollëve, dardhave, manaferrave, brokolit, kungujve të verdhë, patates së ëmbël, bizeleve, fasuleve, thjerrëzave, miellit integral, bajameve, fistikëve, kikirikëve dhe arrave.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X