“Dhuroni sa më shumë qumësht gjiri për fëmijët e tjerë”, ja pse kjo grua i frymëzon të gjithë me foton intime

0 0

Ushqyerja me gji nuk është një shkencë ekzakte. Disa nëna nuk mund të prodhojnë mjaftueshëm qumësht gjiri, ndërsa të tjera përfundojnë me tepricë të tij. Kjo mungesë ekuilibri është edhe arsyeja përse në SHBA janë hapur bankat e dhurimit të qumështit edhe pse një numër gjithnjë e më i madh i nënave në mënyrë jo formale ndajnë qumështin midis tyre.

Lauren Archer, një ndihmëse e nënave pas lindjes, është një mbështetëse e dhurimit të qumështit të gjirit. Të shtunën, më 12 janar, Archer postoi një foto në Instagram të djalit të saj 20-muajsh, Cubby, duke u kujdesur së bashku me fëmijën e një gruaje tjetër, të cilën gjithashtu e ka ushqyer me gji.

“Kam ushqyer të dyja këto foshnje në gjoksin tim”, shkroi Archer. “Njëri është djali im biologjik, ndërsa tjetrën sapo e takova.”

Ajo vazhdoi të shpjegonte se si fillimisht filloi ta ushqente vajzën në foto kur ajo ishte vetëm dy ditëshe. Archer tregoi se kishte vetëm 30 minuta që kishte takuar nënën e vajzës kur e kishte pyetur: E di që sapo jemi takuar, por do të isha e lumtur të ushqeja foshnjën tuaj nëse nuk e keni problem.”

Nëna e vajzës e pranoi ofertën dhe iu përgjigj me të njëjtën “mirënjohje dhe dashuri” që ajo ndjen edhe sot.

“Të ushqeja këtë vajzë me gji është një nga kujtimet më të mahnitshme që kam”, shkroi Archer. “Kjo foshnje e vogël është kthyer në vajzën që ju shihni tani dhe nëna e saj është kthyer tashmë në një nga mikeshat e mia më të mira. Lidhja që erdhi nga ai moment që ju tregova më sipër është më e fortë se çdo antitrup i qumështit të gjirit”.

Arsyeja që ajo vendosi ta publikojë këtë foto dhe historinë që qëndron pas saj është se nëna e re do të inkurajojë të gjitha nënat e tjera për të dhuruar dhe për të ndarë qumështin e tyre.

Disa dhurime të qumështit të gjirit siç thotë ajo, mund të shpëtojnë jetë por gjithashtu u mundësojnë nënave që nuk kanë qumësht të ndihen sikur kanë një periudhë shumë normale pas lindjes, pasi ato tashme po e ushqejnë të voglin e tyre me qumësht gjiri.

Archer, e cila thotë se djali i saj ka “9 vëllezër e motra qumështi”, është pjesë e një grupi të prindërve që janë në një mision për të normalizuar shpërndarjen e qumështit.

Kujtojmë se ky fenomen nuk është një gjë e re pasi shumë nëna në kohën e mamave tona apo edhe të gjysheve u kanë dhënë qumësht të vegjëlve të tjerë. Mirëpo ekspertët nuk e këshillojnë dhënien informale të qumështit përveçse kur ajo jepet nga banka ose në rastet kur nëna dhuruese është një mikeshë e besuar apo një anëtare e familjes.

Arsyeja është pasi me qumështin e papasterizuar të gjirit, ekziston rreziku i kontaminimit nga një virus apo bakter që mund të transmetohet.

Mbani mend gjithashtu që qumështi i gjirit nuk hyn në ato gjëra që mund të blihen në internet!

Lexo edhe: Ushqyerja me gji, si te mos e prishni formen e gjoksit

ushqyerja me gji






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X