Dhimbjet e kokës pas shtatzënisë: Shkaqet, menaxhimi dhe parandalimi

Afërsisht 40% e grave përjetojnë dhimbje koke pas shtatzënisë.




0 0

Dhimbja e kokës Postpartum ndodh zakonisht gjatë gjashtë javëve të para pas lindjes.

Kjo mund të ndodhë për shkak të ndryshimeve hormonale dhe biologjike që ndodhin gjatë dhe pas shtatzënisë. Por një dhimbje koke mund të ndërhyjë në përgjegjësitë e reja të prindërimit, duke e bërë dhimbjen tuaj rutinë.

Shkaqet e dhimbjes të kokës pas shtatëzanisë

Dhimbjet e kokës mund të kategorizohen në dy lloje, fillore dhe dytësore, duke u bazuar se sa të forta janë.

Çdo faktor i mëposhtëm mund të shkaktojë dhimbje koke primare:

  • Migrena
  • Rënia e niveleve të estrogjenit
  • Humbja e peshës për shkak të rënies së niveleve hormonale
  • Mungesa e gjumit
  • Dehidratim
  • Stres
  • Lodhje

Dhimbjet e kokës sekondare shkaktohen nga disa probleme themelore shëndetësore, të tilla si.

  • Preeklampsia ose eklampsia(ndërlikim gjatë ose pas shtatzësënisë që karakterizohet nga tensioni I lartë I gjakut, ënjtjet dhe proteinat në urinë).
  • Tumoret
  • Dhimbje koke prej palcës kurrizore
  • Meningjiti
  • Tromboza e venave kortikale
  • Mungesa e kafeinës

Anestezia rajonale gjithashtu mund të çojë në dhimbje koke tek disa gra.

Jo të gjitha shkaqet e përmendura më sipër janë të zakonshme.

Llojet më të zakonshme të dhimbjeve të kokës Postpartum

Dhimbje koke primare

Dhimbje koke nga tendosja: Është dhimbje e butë e e moderuar që fillon nga qafa dhe vazhdon si rrezatim nëpër kokë. Kjo ju bën të ndiheni sikur keni diçka të lidhur rreth kokës. Dhimbja zgjat 30 minuta ose më shumë. Ndonjëherë mund të zgjasë edhe një javë. Stresi, tendosja e muskujve, dehidratimi ose mungesa e gjumit mund të shkaktojnë dhimbje koke nga tendosja.

Migrenë: Dhimbje koke e rëndë e cila mund të ndodhë në një ose të dy anët e kokës. Mund të ketë simptoma të tilla si të përziera, të vjella dhe ndjeshmëri ndaj tingujve dhe dritave. Këto dhimbje koke gjithashtu shkaktojnë shqetësime në shikim, si mpirje apo mungesë mprehtësie të shikimit. Migrena mund të ndodhë për shkak të rënies së niveleve hormonale pas lindjes ose nga vëmendja e madhe që ju kërkohet të jepni fëmijën tuaj. Faktorët e mjedisit mund të jenë gjithashtu një shkak.

Dhimbje koke sekondare

Preeklampsia pas lindjes: Kjo gjendje ndodh kur ju keni presion të lartë të gjakut dhe proteina të tepërta në urinën tuaj pas lindjes. Kjo mund të çojë në dhimbje koke të mëdha, së bashku me dhembje barku, të përziera, ndryshime në shikim, urinë të pakët etj. Dhimbjet e kokës, në këtë rast, do të zhvillohen në të dy anët e kokës dhe do të përkeqësohen nga tendosjet fizike.

Dhimbje koke postdurale: Kjo është një nga efektet anësore të përdorimit të anestezisë rajonale. Këtë dhimbje mund ta ndieni pasi keni bërë një anestezi kurrizore ose epiduralin para lindjes. Kjo mund të shkaktojë një dhimbje koke të madhe brenda 72 orëve nga operacioni dhe ndihet sidomos kur uleni ose qëndroni palëvizur. Simptomat e tjera përfshijnë të përziera, të vjella, shtrëngim të qafës dhe ndryshime në shikim dhe dëgjim.

A mund ta shkaktojë ushqyerja me gji dhimbjen e kokës pas lidnjes?

Trupi lëshon hormon oksitocin kur ushqeni me gji dhe ky hormon mund të shkaktojë dhimbje koke. Ju gjithashtu mund të keni dhimbje koke kur gjinjtë tuaj fryhen dhe janë plot me qumësht. Kjo dhimbje koke mund të lehtësohet kur ushqeni me gji.

Si të qetësoheni  nga dhimbja e kokës post partum?

  • Kompresa të ftohta. Nëse keni migrenë vendosni një pako me akull mbi ballë. Ose mund të vendosni dhe një qese me bizele të ngrira. Bëjeni këtë përreth 15 minuta. Kjo do të ngushtonte enët e gjakut dhe do të zvogëlonte presionin mbi nervat e ndjeshme, duke zvogëluar dhimbjen e kokës.
  • Kompresa të ngrohta: Funksionon kur keni një dhimbje koke nga tendosja. Vendosni një qese të ngrohtë në ballin tuaj ose në pjesën e pasme të qafës. Ngrohja relakson muskujt e tendosur dhe të shtrënguar në atë zonë, dhe lehtëson dhimbjen e kokës.
  • Flini gjumë mjaftueshëm: Privimi i gjumit është gjithashtu një nga arsyet pse ju dhemb koka pas lindjes. Ju duhet të flini për shtatë deri në nëntë orë çdo ditë jo vetëm për të qenë aktive por edhe për të mos pasur më dhimbje koke.
  • Qëndroni në një dhomë pa drita ose të qetë: Drita e fuqishme apo ajo e kompjuterave dhe televizorëve mund të shkaktojnë dhimbje koke. Përdorni ekranet anti-ndriçues ose përdorni perde të errëta në dritare për të ndaluar dritën e jashtme të depërtojë.
  • Merrni pak kafëinë. Pini pak çaj, kafe ose ndonjë pije me kafeinë për t’ju lehtësuar sadopak.
  • Provoni masazhin. Masazhoni qafën dhe rajonin e ballit për disa minuta. Kjo lehtëson dhimbjen e tendosjes që ju merrni nga stresi.
  • Pini më shumë ujë: Dehidratimi shkakton nervozizëm dhe dëmton përqendrimin duke e përkeqësuar dhimbjen e kokës. Pini shumë ujë dhe lëngje, hani fruta dhe perime/
  • Çaji i xhinxherit: Rrënja e xhinxherit përmban antioksidantë dhe përbërës antiinflamatorë që mund të zvogëlojnë dhimbjen e kokës.

Nëse këto mjete rrethanore në shtëpi nuk ju lehtësojnë dhe dhimbja e kokës përsëritet atëherë duhet të shkoni tek mjeku. Kjo duhet të ndodhë në rastet kur:

  • Dhimbja e kokës është e rëndë
  • Është e shoqëruar me ethe, të përziera, të vjella, bllokim të qafës, probleme njohëse ose ndryshime me shikimin
  • Rritet në intensitet pas pak kohësh
  • Ju pengon të flini
  • Ndryshon kur lëvizni në një pozicion tjetër
  • Zhvillohet nga një aktivitet fizik

Sa kohë zgjat dhimbja e kokës pas lindjes?

Pavarësisht nga shkaku, shumica e dhimbjeve të kokës pas lindjes largohen brenda gjashtë javëve pasi keni sjellë në jetë bebin. Sidoqoftë, dhimbjet dytësore mund të zgjasin më shumë se kaq pasi ato kërkojnë trajtimin e duhur.

Dhimbjet e kokës Postpartum ndodhin për shkak të ndryshimeve të brendshme dhe nuk mund të bëni asgjë për t’i shmangur ato. Sidoqoftë, mund të tregoheni tepër të kujdesshëm me rutinën tuaj.

Lexo edhe: Dhimbja e kokës te fëmijët, këmbanë alarmi për sëmundje serioze






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X