Dermatiti i bebelines, 5 menyra natyrale per ta qetesuar

0 0

Dermatiti i bebelinës është një prej shqetësimeve më të shpeshta të fëmijëve të vegjël, sidomos të atyre të porsalindur. Duhet të keni parasysh se nëse diçka e tillë do të shfaqet tek fëmija juaj është shumë e rëndësishme që fëmija të lahet gjithmonë me ujë të rrjedhshëm gjatë çdo ndërrimi të bebelinës, pa përdorur detergjentë apo sapunë me aromë të cilët mund të jenë tepër agresivë për lëkurën e fëmijës. Pasi ta keni pastruar me shumë kujdes lëkurën e fëmijës duhet të aplikoni një krem me bazë zinku, duke e ndërruar bebelinën më shpesh se zakonisht në mënyrë që fecet dhe urina të mos jenë në kontakt me lëkurën e fëmijës për një kohë të gjatë.

Në treg mund të gjeni pomada dhe kremra të ndryshme të cilat mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave, megjithatë do të ishte më e përshtatshme të përdornit metoda natyrale në lidhje me këtë problem, pasi pomadat që gjenden në farmaci përmbajnë silikon dhe produkte të tjera kimike të cilat nuk janë shumë të përshtatshme për lëkurën tepër delikate të fëmijës të porsalindur.
Po ju sugjerojmë disa nga metodat natyrale që mund të përdorni nëse në lëkurën e fëmijës tuaj shfaqen shenja të dermatitit.

• Vaj ulliri
Përgatisni një përbërje e cila duhet të përmbajë 1 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër dhe 3 lugë ujë. I përzieni mirë këto dy përbërës derisa të formohet një masë viskoze dhe më pas e aplikoni gjatë çdo ndërrimi të bebelinës. Vaji i ullirit njihet prej shumë kohësh për vetitë e tij shëruesë të skuqjeve të lëkurës së fëmijëve të vegjël.

• Detergjent me përbërje gruri dhe mjalti
Përgatisni një përbërje e cila duhet të përmbajë 3 lugë mjaltë dhe 50 gram grurë të fresët të bluar më parë. Për të krijuar një masë sa më homogjene mund të përdorni edhe frulatorin. Përbërja duhet të ruhet në një enë hermetike dhe më pas të vendoset në frigorifer. Duhet të përdoret brenda 2 muajve nga përgatitja. Ajo do të shërbejë për ta bërë lëkurën e fëmijës më pak të rrezikuar ndaj skuqjeve dhe irritimeve duke e bërë pastrimin e saj në mënyrë sa më të mirë në mënyrë natyrale, duke lehtësuar ndjesinë e bezdisë të shkaktuar nga dermatiti.

• Gjalpë karriteje
Ky lloj gjalpi ka veti ushqyese, zbutëse, qetësuese dhe shëruese. Është shumë i pasur me vitaminë A dhe E si edhe me acide yndyrore esenciale, shumë të dobishme për hidratimin dhe elasticitetin e lëkurës.

• Niseshteja e patates ose mielli i misrit
Gjatë ndërrimit të bebelinës mund të hidhni një nga prduktet e mësipërme në lëkurën e fëmijës dhe më pas të mbyllni bebelinën. Duhet të dini se gjatë kohës që fëmija ka problem me dermatitin në zonën e bebelinës, duhet ta lini lëkurën të marrë ajër për një kohë sa më të gjatë, për këtë arsye këshillohet që gjatë ditës ta lini atë pa bebelinë. Mund të përdorni mbathje pambuku të cilat nuk duhet të lahen në asnjë mënyrë me zbutës apo detergjentë të tjerë të fortë të cilat mund të mbeten në copën e tyre.

Lexoni edhe: Artikull i Sponsorizuar/ Xheli larës Lipikar Syndet AP+ dhe kremi Lipikar Baume AP+ ulin riskun e zhvillimit të ekzemës dhe irritimeve, tharjes së lëkurës që javët e para pas lindjes.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X