Dermatiti ne zonen e bebelines, simptomat, shkaqet dhe trajtimi

0 1

Dermatiti i shfaqur tek fëmijët në zonën e bebelinës është një inflamacion i lëkurës, i cili shoqërohet edhe me çarje të lëkurës. Ky është një problem që shpesh shkaktohet nga:
• Kontakti i gjatë me një bebelinë të pisët, kjo pasi urina dhe feçet mund të irritojnë së tepërmi lëkurën e fëmijës. Feçet janë një faktor më i madh që ndikon në irritimin e lëkurës.
• Një mbindjeshmëri që e karakterizon lëkurën e fëmijës, të cilët bëhen shpesh subjekte të dermatitit në zonën e bebelinës, por edhe dermatiti atopik (rrjebullës).
• Një mbrojtje jo të mirë që ofron bebelina, nga ndërrimi i markës së tyre, përdorimi i letrave të lagura, përdorimi i pudrës dhe vajrave të caktuar, të cilët mund ta përkeqësojnë problemin.
• Gjithashtu dermatiti mund të shfaqet edhe pasi të keni filluar t’i prezantoni një ushqim të ri fmijës, gjë e cila zakonisht kryhet nga muaji 4-12. Kjo shkakton ndryshimin e formës së feçes, gjë e cila rrit rrezikun e shfaqjes së dermatitit së bebelinës. Në momentin që ju fusni diçka të re në dietën e fëmijës ai fillon të defekojë më shpesh duke bërë që të shfaqet ky problem.
• Nëse jeni një nënë gjidhënëse, dermatiti mund të shfaqet edhe pasi keni kosumuar një ushqim të caktuar, si për shembull ushqime që kanë në përbërjen e tyre domate.
• Infeksionet bakteriale ose mykotike (kërpudhore) janë gjithashtu një faktor rreziku për shfaqjen e dermatitit në zonën e bebelinës. Gjithçka fillon me një infeksion të thjeshtë për t’u përhapur më pas edhe në zonën e bebelinës (zona gluteale e fëmijës, organet gjenitale dhe kofshët), kjo pasi ajo ësht zona ideale për t’u rritur bakteriet dhe kërpudhat duke qënë se ka lagështi. Nuk përjashtohet mundësia e krijimit të plagëve.
• Shpesh edhe një bebelinë apo një veshje shumë e shtrënguar mund të bëhet shkaktare e krijimit të ekzemave në zonën e bebelinës, ose mund të përkeqësojë situatën.
• Terapia me antibiotikë është një tjetër faktor rreziku. Këto medikamente përdoren për të vrarë bakteriet, qofshin ato të mira edhe të dëmshme. Me uljen e sasisë së bakterieve të mira, mund të rritet rreziku i shfaqjes së infeksioneve kërpudhore. Kjo mund të ndodhë nëse fëmija ose nëna gjidhënëse është duke ju nënshtruar një kure të tillë.
Simptomat
Dermatiti mund të karakterizohet nga simptomat e mëposhtme:

• Shfaqen shenja në lëkurë, skuqje, fryrje dhe dhimbje në zonën e bebelinës, pra në të ndenjurat e fëmijës, në organet gjenitale si edhe në kofshët e tij.
• Vihet re një ndryshim në humorin e fëmijës, i cili fillon të duket më i irrituar se zakonisht, sidomos gjatë ndërrimit të bebelinës. Fëmijët që vuajnë nga dermatiti shpesh qajnë dhe irritohen nëse zona e bebelinës ju preket apo lahet.
Ky lloj dermatiti shfaqet më tepër tek fëmijët që kryejnë nevojat e tyre personale në bebelinë, dhe kryesisht tek fëmijët deri në 15 muajsh (kryesisht nga mosha 8-10 muajsh).
Kur duhet t’i drejtoheni mjekut?
Shpesh dermatiti mund të kurohet me lehtësi duke shfaqur përmirësim që në ditët e para të trajtimit. Nëse lëkura e fëmijës nuk kthehet në normalitet brenda disa ditëve, duhet të merrni një pomadë të cilën jua rekomandon mjeku. Gjithsesi duhet të dini rastet kur duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut:
• Çarja e lëkurës është shumë e rëndë;
• Çarja e lëkurës përkeqësohet pavarësisht masave që keni marrë;
• Fëmija ka temperaturë;
• Shfaqen fllucka;
• Çarjet e lëkurës përhapen edhe jashtë zonës së bebelinës;
• Krijohet një masë qelbi.
Terapia
• Këshilla e parë që mund t’ju japim është të mbani sa më të thatë lëkurën e fëmijës;
• Përdorni një pomadë anti-mykotike (canesten);
• Përdorni një numër më të madh bebelinash deri në momentin që dermatiti do të zhduket;
• Mos e lani lëkurën e fëmijës me sapun, kjo derisa dermatiti të zhduket;
• Evitoni përdorimin e pudrës, kjo pasi ajo vërtet than shumë mirë lagështinë e lëkurës, por është shumë e rrezikshme për mushkëritë e fëmijës;
• Përdorni një pomadë idro-kortizonike (Topsyn).
Merrni gjithmonë rekomandimin e mjekut ndërsa përdorni pomada me përbërje kortizoni, kjo pasi steroidet e forta mund të shkaktojnë tek fëmija problem të tjera. Nëse edhe pas mjekimit të rekomanduar nga pediatri dermatiti nuk largohet, duhet të dërgoni fëmijën për vizitë tek dermatologu.
Si ta parandalojmë shfaqjen e dermatitit?
• E ndërroni menjëherë fëmijën që ka defekuar. Mos e leni shuëm gjatë një bebelinë me urinë në kontakt me lëkurën e fëmijës.
• E lani fëmijën gjatë çdo ndërrimi që i bëni. Nëse nuk keni mundësi ta bëni këtë e pastroni lëkurën me një peshqir apo pambuk të lagur me ujë, por kurrësesi me letra të lagura të cilat mund të përmbajnë alkol dhe parfum.
• Ndërsa jeni duke e tharë lëkurën e fëmijës mos e fërkoni, por thjesht prekeni lehtë,
• Mos e shtërngoni bebelinën e fëmijës pasi duke qënë se nuk futet ajër krijohet një ambient edhe më i lagësht, gjë e cila favorizon rritjen e bakterieve dhe kërpudhave.
• E lini fëmijën pa bebelinë për një kohë të caktuar. Kjo është një mënyë e mirë për të reduktuar lagështirën e lëkurës së fëmijës.
• Përdorni rregullisht një krem mbrojtës gjatë ndërrimeve të bebelinës. Një krem me oksid zinku do të ishte idealja (por jo për përdorim të përditshëm).
• I lani mirë duart pasi keni ndërruar bebelinën e fëmijës, në mënyrë që të parandaloni përhapjen e bakterieve dhe kërpudhave në pjëset e tjera të trupit të fëmijës.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X