Besoj se të gjithëve na ka ndodhur të shikojmë fëmijë të moshës 4-5 vjeçare të hipur në karrocë ndërsa janë duke bërë një shëtitje me familjen e tyre. Edhe pse kjo mund të ndodhë për pak moment është diçka e gabuar. Në të vërtetë mjekët këshillojnë se duke filluar nga mosha 2-vjeçare fëmija nuk duhet të hipet më në karrocë, ai duhet të ecë me këmbët e tij!
Përse karroca pas moshës 2-vjeçare duhet të “braktiset?
Në momentin që fëmija fillon të hedhë hapat e parë prindërit duhet ta ndihmojnë atë të bëhet më i ndërgjegjshëm në lidhje me këtë proçes, duke ndihmuar kështu në forcimin e muskujve dhe pavarësisë. Nuk mund të themi se duhet të detyroni fëmijën të bëjë maratonë ecje, por gjithsesi duhet të favorizohet sa më shumë. Ecja e ndihmon fëmijën të ketë një zhvillim të mirë psiko-fizik.
Përse pridnërit vazhdojnë ta përdorin karrocën edhe pse fëmija tashmë ka fituar aftësi të mira në të ecur?
- Kryesisht nga dembelizmi. Të shtysh një karrocë me fëmijën pasiv brenda saj është shumë më e thjeshtë se ta bësh atë të ecë në mënyrën e duhur;
- Për komoditet. Në përgjithësi e dala me një fëmijë të bën të humbësh më shumë kohë nëse ai do të ecë vetë;
- Nuk dinë anët negative. Ata ndoshta nuk janë të ndërgjegjshëm se kjo ndikon negativisht në zhvillimin e fëmijës;
Përse përdorimi i karrocës është i dëmshëm?
- Pengon forcimin e muskujve dhe aparatit skeletor;
- Nuk favorizon pavarësinë e fëmijës;
- Nuk ndihmon fëmijën për të zhvilluar sensin e orientimit.
Lexoni edhe: Cila eshte karroca e duhur per bebet?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu