Ja cfare shkakton perdorimi i karroces ne zhvillimin gjuhesor te femijes

0 0

E dini se një qëndrim i gjatë i fëmijës në karrocë nuk duhet të praktikohet pasi mund të shkaktojë tek fëmija vështirësi në të lëvizurin dhe në zhvillimin gjuhësor?

“Të qëndruarit për një kohë të gjatë në një karrocë apo sexholino nuk duhet praktikuar pasi mund të ketë një ndikim negativ në zhvillimin gjuhësor dhe të lëvizurit  e fëmijës”, është ky alarmi që lëshon Sally Goddard Blythe, drejtuese e institutit neuropsikologjik dhe fiziologjik të Chester. Sipas saj nëse karroca ka një model të tillë që lejon qëndrimin e nënës apo babait vetëm mbrapa fëmijës nuk favorizon ndërveprimin prind-fëmijë duke provokuar vështirësi gjuhësore, kjo pasi fëmijët mësojnë të flasin duke imituar gjestet dhe fjalët e të rriturve dhe nëse prindërit do të jenë mbrapa tij kjo mundësi nuk ekziston.

Kujdes me uljen

Sipas Marcello Lanari, drejtor i njësisë operative pediatrike dhe neonatologjike në spitalin e Imola, qëndrimi i fëmijës për një kohë të gjatë në karrocë nuk favorizon zhvillimin lëvizor të tij si edhe nuk është shumë i favorshëm për mënyrën si fëmija mbështetet. Ai, duke qënë i kushtëzuar nga hapësira e vogël, mund të mbajë një qëndrim të gabuar, duke penguar gjithashtu edhe ndërveprimin e tij me fëmijët e tjerë apo sendet që e rrethojnë.

Vetëm për shëtitjet

Karroca duhet të përdoret vetëm në momentin që jeni duke shkuar për diku, pra duhet të evitohet përdorimi për një kohë të gjatë. Nuk duhet që karoca të kthehet në një karrige për fëmijën, dhe mundësisht duhet të mos përdoret më nëse mosha e fëmijës është relativisht më e madhe dhe ai mund të bëjë edhe pa të.

Smartphoni dhe tablet

Edhe këto pajisje limitojnë zhvillimin e fëmijës për këtë arsye nuk duhet të jenë objektet qetësuese të fëmijës.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X