Danezët populli më i lumtur në botë, sekreti qëndron tek mënyra se si i edukojnë fëmijët

Për rreth 40 vjet Danimarka ka qenë në krye të listës së Vendeve më të lumtura që realizohet çdo vit nga Kombet e Bashkuara (Raporti i Lumturisë Botërore). Por cili është sekreti i gjithë kësaj mirëqenieje?




0 0

Shkrimtarja dhe gazetarja  amerikane Jessica Joelle Alexander, autore e librit “Metoda e re daneze për edukimin e fëmijëve rreth lumturisë në shkollë dhe në familje” ka dhënë disa këshilla.

Sipas gazetares, ajo që qëndron pas sekretit të lumturisë në Danimarkë, është mënyra me të cilat lidhen prindërit dhe fëmijët dhe kriteret edukative të fëmijëve në shtëpi dhe në shkollë.

“Unë jam e bindur se edukimi i tyre dhe mënyra e tyre e prindërimit janë disa nga arsyet kryesore pse Danimarka është zgjedhur si një nga vendet më të lumtura në botë për më shumë se 40 vjet rresht. Besoj se nëse prindërit dhe mësuesit do zhvillonin vetëm një ose dy nga idetë e nxjerra nga libri im, fëmijët mund të rriten më të lumtur», është shprehur ajo.

Metoda e arsimit danez, ku konsiston?

“Ka shumë vëmendje në shtëpi dhe në shkollë për atë që ata e quajnë “trivsel”, e cila në thelb korrespondon me lumturinë e fëmijëve dhe mënyrën se si ata rriten. Ashtu si bimët, njerëzit janë qenie ‘organike’ dhe rriten në mënyra të ndryshme me nevoja të ndryshme. për shembull, si një luleradhiqe ose si një orkide. Nëse ju i jepni një orkide-je kushtet e duhura për t’u rritur, ajo bëhet një lule jashtëzakonisht e bukur. Nëse ju nuk e bëni këtë, ajo thahet dhe vdes. Ky është në thelb vizioni që pasqyron metodën edukative të fëmijëve në Danimarkë. Në mënyrë të veçantë, është një çështje që i sheh të vegjlit për atë që ata janë dhe për t’i ndihmuar ata të rriten dhe të shfaqin versionet më të mira të vetes».

Dallimi mes sistemit edukues në Danimarkë dhe atyre të vendeve të tjera, të tilla si, për shembull, Amerika

Jessica shpjegon se metoda daneze bazohet në të mësuarit përmes lojës së lirë, në besimin që fëmija mëson të vendosë vetë, në bashkëpunim, duke krijuar lidhje dhe duke qenë empatik dhe jo duke qenë individualist apo duke konkurruar.

“Ekziston një vëmendje e madhe për të mësuarit social dhe emocional dhe kjo kontribuon në mirëqenie, sepse është themeli i marrëdhënieve njerëzore, praktikisht një faktor kyç për lumturinë tonë dhe diçka për të cilën ne kemi nevojë për të ardhmen” .

Nëse besimi tek fëmijët  është një gjë themelore, a duhet të heqësh dorë nga të qënurit “protektiv”?

“Po. Nuk është e lehtë, por është me të vërtetë e rëndësishme. Fëmijët mësojnë shumë duke testuar kufijtë e tyre dhe duke menaxhuar situatat e rrezikshme. Kështu fillojnë të ndihen të aftë, të sigurt dhe të fitojnë vetëbesim».

“Duhet të kuptojmë se shumica e prindërve që vazhdimisht pengojnë fëmijët, e bëjnë këtë sepse besojnë se është gjëja që duhet bërë. Në të vërtetë, ne praktikisht trashëgojmë këtë mënyrë të veprimit nga prindërit tanë: dukemi si makina që përsërisin gjithmonë të njëjtat gjëra: “Jo, mos e bëj, ki kujdes, etj” dhe i themi ato edhe pa i menduar fare. Por këto “Jo” dhe “ki kujdes” që janë të përhershme fokusohen në nevojat e prindërve dhe jo në nevojat e fëmijës. Nëse marrim kohën për të mësuar të jemi të vetëdijshëm për fjalët që themi, ne mund të mësojmë të inkurajojmë fëmijët tanë dhe t’i ndihmojmë ata të zhvillojnë besim sesa mosbesim dhe frikë dhe kjo është thelbësore për vetëvlerësimin e tyre!”.

Si është e mundur që prindërit të zhvillojnë empatinë  tek fëmijët, sipas metodës daneze?

Jessica Joelle Alexander shpjegon se në Danimarkë empatia mësohet në shkollë dhe mënyra se si bëhet kjo është shumë interesante.

Për shembull, bëhet një orë në klasë, gjatë së cilës çdo javë në shkolla organizohet një mënyrë për të zhvilluar aftësinë e fëmijëve për t’u vendosur në rolin e njëri-tjetrit dhe më pas hahet ëmbëlsirë së bashku.

“Duhet praktikë, por empatia mund të jetë një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm. Mund të them se ajo më ka ndryshuar në mënyrë drastike si prind dhe gjithashtu ka ndryshuar marrëdhënien time me fëmijët e mi. Besoj se nëse përqëndrohemi më shumë në këtë, bota mund të ndryshojë për mire, thotë shkrimtarja.

Jessica thotë se qasja daneze ndaj sinqeritetit është t’u përgjigjesh pyetjeve të fëmijëve sa më sinqerisht të jetë e mundur në një mënyrë të përshtatshme për moshën. Jo gjithmonë ka përgjigje dhe kjo është në rregull, por sinqeriteti është i rëndësishëm: fëmijët e duan atë nga ne.

Bullizmi, çfarë parashikon metoda daneze

Jessica thotë se danezët kanë një program në shkolla të quajtur “Të cliruar nga bullizmi” që e ka ulur problemin nga 25% në 7%. “Ata e shohin ngacmimin si një problem grupi dhe kurrë nuk fajësojnë një fëmijë të caktuar. Siç thotë Helle Baktoft, një ekspert i bulizmit: nuk ka fëmijë të keq, por vetëm dinamika të këqija të grupit. ”

Këshilla për prindërit për të rritur mirëqenien në familje, sipas metodës daneze

  1. Kontrolloni gjuhën tuaj

Sipas Jessicës, vlen të përpiqeni të jeni të vetëdijshëm se sa herë po thoni “jo” dhe të gjeni mënyra për të riformuluar gjuhën për të inkurajuar dhe jo për ta penguar fëmijën.

  1. Lexoni të gjitha llojet e tregimeve për fëmijët

Provoni të lexoni libra që përfshijnë të gjitha emocionet dhe situatat, duke përfshirë trishtimin, vdekjen, lindjen, divorcin, frikën dhe ankthin. Bisedat rreth këtyre tregimeve mund të krijojnë jo vetëm një marrëdhënie të veçantë me fëmijën, por edhe ndjeshmëri dhe qëndrueshmëri.

  1. Jini sa më të ndershëm që të jetë e mundur

Fëmijët nuk duan përsosmëri nga prindërit e tyre, ata duan ndershmëri emocionale dhe sinqeritet. “Ne nuk kemi gjithmonë përgjigje për pyetjet e tyre, por sa më shumë mund t’u themi të vërtetën për jetën, aq më të përgatitur dhe më elastik do të jenë ata . Mos harroni se shpesh i rrituri ka më shumë vështirësi se sa fëmija. Nëse ne  jemi mirë, janë mirë edhe ata».

  1. Provoni “Hygge”, Një nga faktorët më të fuqishëm që çon në lumturi është lidhja jonë me të tjerët. Në Danimarkë, prioritet i jepet kësaj me një koncept të quajtur hygge. Kjo është ndoshta një nga fjalët më të përdorura në gjuhën daneze. Hygge është në thelb një hapësirë ​​e sigurt psikologjike për familjet dhe miqtë që të qëndrojnë së bashku dhe t’i japin përparësi kohës së lirë. Gjithmonë përpiquni të zgjidhni një kohë “të shenjtë” ku nuk ka negativitet, as nuk ka ankesa apo qortime. Kjo mund të bëjë një ndryshim të madh në mirëqenien e familjeve”.

Lexo edhe: Metoda Hygge për të rritur fëmijë të lumtur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve...

"Interpretimi i vizatimit të fëmijëve - zbulo fëmijën tënd" është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X