Sipas studimeve të ndryshme, Danimarka ka qenë prej kohësh vendi më i lumtur në botë. Kjo do të thotë që edhe fëmijët janë më të lumtur në këtë komb të Evropës veriore. Çfarë i nxit njerëzit danezë të jenë të lumtur, por mbi të gjitha, çfarë metode përdorin prindërit për t’i rritur fëmijët e lumtur?
Në një studim tregohet se çfarë ka ndryshe Danimarka nga vendet e tjera. Cili është sekreti i kësaj lumturie? Si i rritin prindërit danezë fëmijët e lumtur?
Metoda daneze për fëmijët e lumtur: 6 rregullat
6 rregullat për lumturinë
Lojëra;
Emocionet
Realiteti
Empatia;
Asnjë ultimatum;
Intimitet.
Këto janë fjalët që përfaqësojnë 6 rregullat që përdorin prindërit danezë për të rritur fëmijët e tyre të lumtur.
Lojëra
Fëmijët duhet të luajnë shumë, madje edhe kur janë të angazhuar me shkollën. Prindërit duhet t’i lenë më të lirë fëmijët, t’i marrin në park, në plazh, në pyll. Duhet t’i lënë ata të luajnë pa asnjë pengesë dhe t’i japin më shumë rëndësi lojërave në natyrë. Prindërit duhet të përpiqen të mos ndërhyjnë në lojërat e fëmijëve dhe t’i lejojnë ata të gabojnë, të lëndohen dhe pastaj të ngrihen përsëri.
Vetëm duke qenë i pavarur dhe pa kufizime, fëmijët mund të mësojnë nga të gjitha situatat, madje edhe nga loja. Në Danimarkë, fëmijët nuk kanë detyra shtëpie: mësuesit fillojnë të caktojnë detyra kur ata janë në një moshë më të rritur. Kjo u lejon atyre të luajnë më shumë dhe të eksplorojnë.
Emocionet
Autenticiteti i ndjenjave duhet të kultivohet. Kjo do të thotë që ne duhet t’u mësojmë fëmijëve të jenë empatikë, të kuptojnë të tjerët dhe mbi të gjitha të shprehin ndjenjat e tyre pa frikë se do të gjykohen. Të rriturit shpesh kanë frikë për veten, për të treguar emocionet dhe dobësitë e tyre. Fëmijët duhet të mësojnë të jenë autentikë në ndjenjat e tyre. Ata nuk duhet të kenë frikë të tregojnë pikat e forta apo të dobëta të tyre.
Realiteti
“Ristrukturimi i realitetit” nënkupton kërkimin dhe gjetjen e aspektit pozitiv në situata negative. Çdo ditë ne përballemi me situata të vështira. Por duhet gjithmonë të përpiqemi të gjejmë atë që është pozitive në çdo situatë të jetës. Duhet të përballeni realisht me jetën e përditshme. Kjo nuk ju pengon të kërkoni të mirën në çdo situatë. Fëmijët duhet të mësojnë të përballojnë jetën në këtë mënyrë që të rriten të vetëdijshëm se gjithmonë mund të gjendet një anë pozitive.
Empatia
Fëmijët duhet të mësojnë të jenë të ndjeshëm. Në këtë mënyrë ata do të mësojnë se duhet të respektohen zgjedhjet e të tjerëve dhe mbi të gjitha t’i respektosh ato. Empatia është një cilësi themelore që zvogëlon rastet e ngacmimeve dhe grindjeve në një shoqëri. Prindërit duhet t’u mësojnë fëmijëve të mos gjykojnë dhe të vlerësojnë gjithmonë pikëpamjet e të tjerve.
Asnjë ultimatum
Prindërit nuk duhet t’u japin ultimatume fëmijëve të tyre. Danezët punojnë shumë në lidhje me komunikimin me fëmijët. Ata nuk u japin menjëherë ndëshkime, por përpiqen tu shpjegojnë në mënyrë që ata të kuptojnë. Nëse një fëmijë bën diçka të gabuar, shpjegojini atyre arsyet pse nuk duhet ta bëjnë dhe ku gaboi. Vetëm në këtë mënyrë fëmija mund të mësojë.
Intimiteti
Intimiteti në familje është shumë i rëndësishëm. Kur dikush hyn në hapësirën intime të një familjeje, duhet të përpiqet të lërë mënjanë individualitetin për të menduar për të mirën e përbashkët.
Lexo edhe: 8 shenjat qe tregojne se prinderit kane gabuar gjate rritjes suaj
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu