Ja si te rrisni femije te lumtur edhe nese nuk keni nje ekonomi te mire

0 0

Gjatë viteve të fundit në vendin tonë shumë familje janë duke u përballur me vështirësi ekonomike, gjë e cila e bën rritjen e fëmijëve disi të vështirë duke qënë se nevojat dhe kërkesat e tyre janë të shumta. Është provuar se familjet me fëmijë kanë një shpenzim mujor rreth 25-35% më të madh krahasuar me familjet pa fëmijë. E megjithatë, falë disa këshillave në lidhje me mënyrën e menaxhimit të mirë së të hollave që keni në dispozicion, edhe ju, nëse jeni një familje me ekonomi relativisht të ulët, mund të rrisni fëmijë të lumtur. Ja çfarë ju sugjerojmë!

 I shpenzoni paratë në gjëra të domosdoshme. Një ndër aspektet më të rëndësishme është ushqyerja, e cila, kryesisht gjatë viteve të para të jetës së fëmijës duhet të jetë tepër e shëndetshme. Fëmija duhet të hajë 5-6 vakte në ditë në mënyrë që të jetë në gjendje të marrë energjitë e duhura për një rritje dhe zhvillim të shëndetshëm. Ne do t’ju sugjeronim që në këtë rast të përdornit vetëm ushqime të përgatitura në shtëpi të cilat janë më pak të kushtueshme se kavanozat dhe sigurisht që më të shëndetshme. Një kursim mund të bëni në lidhje me blerjen e një sasie të kufizuar lodrash.

 I kushtoni rëndësi anës emocionale. Blini më pak lodra dhe luani më shpesh me fëmijët tuaj. Argëtimi nuk kërkon domosdoshmërisht lodra të shtrenjta dhe të mëdha. Përpiquni të jeni krijues së lojërave të reja te cilat kanë një kosto zero.

 Mos hidhni gjëra në mbeturina. Mësoni si të ricikloni gjërat, në këtë mënyrë edhe fëmija juaj do të mësojë vlerën e ripërdorimit të sendeve.

 Mbani një komunikim të mirë me fëmijën tuaj. Në momentin që fëmija është në gjendje të kuptojë, ju mund t’i shpjegoni si është situata juaj ekonomike, pa e bërë atë të ndihet i nënvlerësuar apo i frustruar. Në vend të kësaj përpiquni të nxirrni në pah anët pozitive të familjes tuaj në mënyrë që fëmija juaj të mos e konsiderojë ekonominë e dobët si një disavantazh në jetën e tij.

 Bëhuni një shembull për fëmijën tuaj. Ju duhet të jeni shembulli më i rëndësishëm për fëmijën tuaj, dhe këtë nuk duhet t’ja mësoni atij vetëm me fjalë. Ai duhet të mësojë nga ju se jeta ka gjëra të mira dhe të këqija dhe paratë nuk janë domosdoshmërisht çelësi i lumturisë.

Lexoni edhe:https: Tre gabimet qe grate bejne me shpesh ne lidhje me financat

This is for testing

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X