loading

Cili sport është më i mirë për fëmijët: noti, futbolli apo gjimnastika?

Ushtrimet janë një nga shtyllat që së bashku me gjumin e mirë dhe ushqimin e duhur, sigurojnë shëndet të mirë, që prej fëmijërisë.




0 0

Por jo të gjitha sportet për fëmijët  mund të praktikohen pa dallim në çdo moshë: nëse, për shembull, noti mund të praktikohet që në vitet e para të jetës, futbolli dhe artet marciale nuk mund të fillojnë para moshës gjashtë vjeçare. Çdo moshë ka zhvillimin e saj psiko-motorik dhe, rrjedhimisht, edhe sportet e saj.

Për një zhvillim në harmoni

Për të siguruar një zhvillim harmonik të fizikut, sported për fëmijët duhet të zgjidhen duke marrë parasysh moshën, “duke favorizuar sportet që nxisin njohjen e trupit në 4-5 vitet e para dhe më pas në moshën 7-8 vjeç nisjen e aktiviteteve individuale si atletikë ose gjimnastikë, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e koordinimit neuromotor, ndërsa pas kësaj moshe mund të fillohen sportet në ekip dhe disiplinat më të specializuara. Më poshtë ju tregojmë një udhëzues të vogël të publikuar nga Shoqata Italiane e Pediatrisë për sported sipas moshës.

Nga mosha 3-vjeçare

Noti ndihmon të gjitha masat e mëdha muskulare, nuk e ekspozon fëmijën para traumave te veçanta të aparatit lokomotor, nuk është i kushtëzuar nga klima dhe mund të praktikohet në të gjitha stinët. Fillimi i konkurseve të notit mund të bëhet në moshën 8 vjeçare.

Nga 4 vjeç

Skijimi është një sport që mund të fillojë nga një moshë e hershme, sepse fëmija ka një qendër të ulët të gravitetit, stabilitet të shkëlqyeshëm dhe mund të mësojë lehtë lëvizjet. Konkurset për ski mund të fillojnë në moshën 11 vjeç.

Nga 5 vjeç

Gjimnastika rrit koordinimin neuromuskular dhe kontrollin e trupit. Por duhet të keni kujdes pasi ngarkesa dhe kohëzgjatja e trajnimit mund të jenë të vështira për fëmijën. Fillimi i aktivitetit konkurrues: 8 vjet. Atletika, përveçse vë në punë të gjitha grupet e muskujve  duke siguruar një zhvillim të mirë fizik, mund të praktikohet në ajër të hapur, në formën e një loje, sapo fëmija mbush 5 vjeç. Fillimi i aktivitetit konkurrues: 12 vjet.

Nga 6 vjeç

Sa për futbollin, fillohet me një fushë dhe porta të vogla, si dhe pa ndarë role. Nga mosha 8 deri në 10 vjeç, trajnimi bëhet më istrukturuar. Edhe trajnimi atletik edhe në pjesën e sipërme të gjymtyrëve nuk duhet harruar kurrë. Fillimi i aktivitetit konkurrues: 12 vjeç.

Nga 6-7 vjeç

Artet marciale zhvillojnë kontrollin e muskujve, koordinimin dhe teknikën e frymëmarrjes. Vëmendje duhet të kushtohet në përputhje me rregullat dhe kundërshtarin. Fillimi i aktivitetit konkurrues: 12 vjeç. Basketbolli dhe volejbolli zhvillojnë të gjitha grupet e muskujve dhe përmirësojnë koordinimin neuromotor. Fillimi i aktivitetit konkurrues: basketboll 11 vjeç; volejboll 10 vjeç.

Nga 7-8 vjeç

Tenisi. Kombinimi me trajnimin atletik është i detyrueshëm për të korrigjuar çdo asimetri të zhvillimit muskulor. Fillimi i aktivitetit konkurrues: 8 vjeç.

Nga 8 vjeç

Çiklizmi zhvillon funksionet kardio-frymëmarrëse. Megjithatë, ky sport kërkon trajnim atletik për të kompensuar punën e kryer kryesisht në gjymtyrët e poshtme. Fillimi i aktivitetit konkurrues: 13 vjeç.

Lexo edhe: Sportet që ndihmojnë fëmijët për dhimbjet e shpinës

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Fjalët e para që fëmija...

Të vegjlit fillojnë të shprehen me tinguj që kur janë rreth tre muajsh. Tingujt e zhurmshëm që bën fëmija në këtë kohë janë shumë të bukura. Më pas kur fëmija...

Danezët populli më i lumtur...

Shkrimtarja dhe gazetarja  amerikane Jessica Joelle Alexander, autore e librit “Metoda e re daneze për edukimin e fëmijëve rreth lumturisë në shkollë dhe në familje” ka dhënë disa këshilla. Sipas...

Egoizmi tek fëmijët- këshilla për...

Zakonisht, fëmijët e urrejnë mendimin se mund të jenë një njeri “i çuditshëm” në mes të një grumbulli njerëzish. Kështu që ata fokusohen në sjelljen e tyre dhe përpiqen që...

10 mënyra për ta ndihmuar...

Në botën e sotme, aftësitë sociale janë të një rëndësie të madhe për të mbijetuar. Të jesh në gjendje të bashkohesh me njerëz të rinj është çelësi për përmbushjen profesionale...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X