Skijimi me femije

0 0

Fëmijët kanë nevojë të lëvizin dhe të qëndrojnë në ajër të pastër sa më shumë të jetë e mundur. Por në dimër nuk ka shumë mundësi për ta bërë këtë, sidomos për familjet që jetojnë në qytet. Kjo është arsyeja pse skijimi është një mundësi shumë e mirë për të kaluar disa ditë pushimi bashkë me fëmijën tuaj duke zhvilluar një aktivitet të shëndetshëm argëtues.
Por, cilat janë këshillat që ju nevojiten?
1- Fëmijët mund të bëjnë ski që nga mosha 3-vjeçare.
Një fëmijë mund të filloj të bëj ski nga mosha 3-vjeçare. Ky sport, ndryshe nga të tjerët mund të mësohet që në moshë të vogël, kjo pasi nuk kërkon forcë por një pozicionim dhe stabilitet të mirë të trupit, gjë që të cilën fëmijët e kësaj moshe e kanë.
2- Skijimi i bën mirë zhvillimit fizik dhe atij motorrik të fëmijës.
Skijimi është një sport i cili ndihmon në zhvillimin fizik dhe motorrik të fëmijës. Në aspektin fizik ai e ndihmon fëmijën të bëhet më i shkathët dhe të koordinojë më mirë ekuilibrin neuro-motorrik.
Në aspektin motorrik ky sport e ndihmon fëmijën të krijojë besim tek vetja dhe aftësitë e tij.
Me aq sa thamë më lart praktikimi i kësaj forme argëtimi do të ishte shumë i dobishëm sidomos për fëmijët e ndrojtur dhe të pasigurt. Gjithashtu skijimi duke qënë se do të praktikohej në mal do të ishte shumë i rëndësishëm për fëmijën, pasi do t’i ofronte atij për disa ditë, thithjen e ajrit të pastër.
3- Fëmijët duhet të mësojnë të bëjnë ski nga instruktorët.
Edhe nëse nëna dhe babai mund të jenë në gjendje të bëjnë ski në mënyrë perfekte, do të ishte më e këshillueshme që fëmija ta mësonte praktikimin e këtij sporti nga një profesionist, kjo për të shmangur ndonjë gabim gjatë praktikimit, i cili do të dëmtonte fëmijën më vonë. Nëse fëmija do të jetë shumë i vogël do të ishte më e përshtatshme që praktika e skijimit të zhvillohej nga një instruktore femër.
4- Sportet e zhvilluara në grup janë më argëtuese.
Edhe pse po flasim për instruktor privat nuk duhet të harrojmë se skijimi mbi të gjitha duhe të konsiderohet si një lojë për fëmijën, dhe dihet që argëtimi më i mirë bëhët në grup.
5- Skijimi nuk duhet të zgjasë më shumë se disa orë.
Për fëmijën dedikimi i një dite të tërë skijimit do të ishte e papërshtatshme, sepse ata ndryshe nga të rriturit lodhen dhe mërziten shpejt, për të mos harruar edhe klimën e ftohtë që mund të bëjë në mal, e cila mund të mos jetë shumë ë përshtatshme për të.
Ju duhet të zgjidhni të bëni ski me fëmijët gjatë orëve me diell të ditës. Më pas mund ta kaloni ditën me aktivitete të tjera si për shembull ndërtimi i një plaku prej bore apo pirja e një cokollatë të ngrohtë në një bar të qetë të zonës që keni zgjedhur të pushoni.
6- Fëmija duhet të skijojë me prindërit pasi të ketë mësuar bazat.
Fëmija si fillim duhet të mësojë të skijojë në pistat e vogla si edhe të përdorë pa problem teleferikët e vegjël. Pasi fëmija ka mësuar këto baza të skijimit ai mund ta praktikojë këtë sport bashkë me ju, por gjithmonë në pista jo të pjerrëta për ta. Nëse ju nuk jeni skijatorë të mirë nuk duhet të merrni përsipër të skijoni me fëmijën tuaj në pista zbritëse. Ju mund të mjaftoheni më skijimin në pista të sheshta që nuk kanë pranë hapësira të pjerrëta.
7- Instruktori këshillohet edhe për fëmijët e rritur.
Këshillohet që teknikat e skijimit të mësohen nga instruktorë profesionistë edhe tek fëmijët më të mëdhenj ( mosha 8-10 vjeç ), kjo pasi ata do t’i ndihmojnë për të kuptuar më mirë teknikat për një skijim të përsosur.
Pasi fëmija ka mësuar bazat e këtij sporti ju mund ta lini atë të skijojë i lirë, pra të mos jeni gjithmonë të pranishëm, por ta kontrolloni atë duke e ndjekur në distancë.
Ju duhet të kuptoni se e bukura e skijimit është pikërisht ndjenja e lirisë që i jep personave, qofshin ata të mëdhenj apo të vegjël. Nëse fëmija është më i madh së 11 vjeç ju mund ta fusni atë në veprimtari konkuruese ( gjithmonë nëse është i aftë ).
8- I tregoni si t’i shmanget rreziqeve.
Ju duhet t’i mësoni fëmijës disa rregulla bazë të cilat do t’i sigurojnë atij skijim pa rreziqe.
Ai duhet të dijë se:
– Në pistë duhet të jetë i kujdesshëm.
– Nuk duhet të eci kurrë shpejt edhe nëse e ndjen veten të aftë për të bërë të kundërtën.
– Duhet të tregojë kujdes ndaj skijatorëve të tjerë.
– Nuk duhet të ndalojë kurrë në mes të pistës.
Pasi i keni shpjeguar fëmijës rregullat bazë të sigurisë mund ta lini të lirë të argëtohet edhe me bashkëmoshatarët e tij.
9- Është e nevojshme të blejmë pajisjet e skijimit?
Ju edhe mund t’i blini këto pajisje por, duke qënë se fëmijët janë në rritje është me e këshillueshme nga ana ekonomike t’i merrni me qera.
Blerja e këtyre pajisjeve është më e këshillueshme për familjet që:
– Janë siguruar se skijimi është një sport i pëlqyer nga fëmija i tyre;
– Kalojnë shumë ditë të vitit duke e ushtruar këtë sport;
– Kanë një fëmijë tjetër të vogël i cili mund t’i përdorë pajisjet e fëmijës tjetër;
– Frekuentojnë vende skijimi në të cilat është e vështirë të gjenden pajisje për fëmijë që jepen me qera;
– Mund t’i shesin në një dyqan me pajisje skijimi të përdorura ( pasi fëmijës nuk i bëjnë më )
10- Pajisjet duhet të jenë gjithmonë në masë të përshtatshme për fëmijën.
Blerja e pajisjeve me masë të madhe do të jetë e gabuar pasi fëmija do ta ketë të vështirë t’i përdorë. Edhe shkopinjtë e skijimit duhet të jenë të rregulluar në varësi të gjatësisë së fëmijës.
11- Kurrë pa kaskë mbrojtëse!
Kaska mbrojtëse është shumë e domosdoshme. Ajo krahas mbrojtes nga të goditurit e kokës, ofron për veshët dhe kokën mbrojtje edhe nga i ftohti.
Ajo duhet të jetë me masë të përshtatshme për fëmijën, as e madhe dhe as e vogël. Nëse doni t’i jepni një shembull të mirë fëmijës tuaj duhet ta vendosni edhe ju.
Kryesisht kaska mbrojtëse këshillohet të përdoret në rastet kur fëmija skijon në pistat të cilat nuk janë për fëmijët fillestarë. Krahas saj ata duhet të përdorin gjithmonë syze dielli të cilat do ta mbrojnë atë nga reflektimi i dëborës.
12- Visheni fëmijën me disa shtresa.
Shtresa e parë e rrobave të cilat do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën duhet të jenë prej pambuku, pasi ky lloj materiali do të jetë në gjendje të thithë djersën. Gjithashtu ekzistojnë rroba të posacme ( mund t’i gjeni në dyqanet e rrobave sportive ), të cilat mbajnë nxehtësine trupore dhe në rast se lagen, thahen menjëherë.
Poshtë rrobave intime ( të pambukut ) fëmija duhet të veshi një bluzë me jak të gjatë, por prej materiali të hollë.
Në këmbë mund t’i vishni një palë çorape të gjata, prej leshi të butë, të cilat do të ishte më e përshtatshme të ishin posaçërisht për ski.
Dorezat duhet të jenë shumë të ngrohta dhe të papërshkueshme nga lagështia. Nuk duhet të skijoni asnjëherë pa doreza edhe gjatë ditëve të pranverës, kjo pasi rënia në dëborë mund të rezultojë e dhimbshme për duart tuaja si edhe të fëmijës.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X