Cilat jane vitaminat me te rendesishme per femijen gjate vitit te pare te jetes

0 0

Përdorimi i vitaminës D
– Për çfarë shërben?
Përdorimi i vitamines D mund të rekomandohet nga mjeku qysh në ditët ose muajt e parë të jetës së fëmijës, vitaminë kjo shumë e rëndësishme për faktin se organizmi i njeriut nuk është në gjendje ta prodhojë atë. Ajo ka rëndësi të madhe në zhvillimin korrekt të proçesit të osifikimit, absorbimin më me lehtësi të kalçiumit, favorizimit te mbylljes se fontanelës si edhe ndihmon në proçesin e daljes së dhëmbëve.
– Kush duhet ta përdorë?
Vitaminën D këshillohet ta përdorin të gjithë fëmijët laktantë, si ata që ushqehen me qumësht gjiri ashtu edhe ata që ushqehen me biberon. Dielli është gjithashtu një burim shumë i mirë i marrjes së vitaminës D dhe për këtë arsye fëmijët të cilët jetojnë në zona të nxehta mund të mos kenë nevojë për marrjen e saj, për këtë mjekja pediatre mund të këshillojë ndërprerjen e saj gjatë muajve të verës, edhe pse fëmijët e vegjël nuk duhet të ekspozohen në mënyrë direkte në diell, pasi ata gjithsesi i marrin rrezet e nevojshme.
– Deri kur duhet ta përdorim vitaminën D tek fëmijët?
Marrja e vitaminës D këshillohet të bëhet deri në vitin e parë të jetës, dhe vetëm në disa raste të veçanta, me këshillën e mjekut pediatër mund të zgjatet periudha e marrjes të saj deri në vitin e dytë të jetës.
Përdorimi i vitaminës K
– Për çfarë shërben?
Vitamina K është shumë e rëndësishme për koagulimin e gjakut si edhe parandalon formimin e një sëmundje hemorragjike, e cila mund të shfaqet pas lindjes deri në muajin e 2-të ose të 3-të.
– Kush duhet ta përdorë?
Vitamina K këshillohet të merret nga të gjithë fëmijët e porsalindur në momentin e lindjes, kjo për të parandaluar shfaqjen e një sëmundje të mundshme hemorragjike. Vitamina K këshillohet më tepër për fëmijët që ushqehen me gji, pasi fëmijët që ushqehen me qumësht formule e marrin atë nëpërmjet tij, pasi qumështi artificial ka në përbërje këtë vitamië.
– Deri kur duhet ta përdorim vitaminën K tek fëmijët?
Vitamina K duhet të përdoret deri në muajin e 3-të të jetës.
Përdorimi i Fluorit
– Për çfarë shërben?
Fluori ndihmon në parandalimin e formimit të kariesit dentar, pasi ai i bën dhëmbët më rezistentë ndaj agresionit të kariesit.
– Kush duhet ta përdorë?
Fluori mund të rekomandohet të merret nga fëmijët nga muaji i 1-rë i jetës dhe në vazhdim. Nënat të cilat ushqejnë fëmijët me gji mund ta marrin vetë fluorin dhe më pas ai kalon tek fëmija nëpërmjet qumështit të gjirit.
– Deri kur duhet ta përdorin fluorin fëmijët?
Idealja do të ishte të merrej deri në vitin e 3-të të jetës. Pas kësaj moshe zakonisht fëmijët fillojnë të përdorin pastën e dhëmbëve, e cila përmban fluor. Sasia e pastës që duhet të përdoret duhet të jetë shumë e vogël.
Përdorimi i hekurit dhe zinkut
– Për çfarë shërben?
Përdorimi i hekurit është shumë i rëndësishëm për të parandaluar shfaqjen e anemisë. Marrja e zinkut dhe hekurit bashkë ndikojnë në zhvillimin nervor dhe konjuktiv të fëmijës si edhe përmirësojnë funksionimin e sistemit imunitar.
– Kush duhet ta përdorë?
Deri në muajin e 5-6-të të jetës fëmija e merr sasinë e nevojshëm të hekurit nëpërmjet qumështit të nënës ose atij artificial, i cili siguron një raport të mirë zink-hekur në organizmin e fëmijës. Pas muajit të 6-të fëmijës mund t’i këshillohet të marrë vitaminat e duhura nëpërmjet mishit, frutave dhe perimeve. Në rastet kur mjeku konstaton mungesë hekuri tek fëmija, këshillohet marrja e tij nëpërmjet suplementeve shtesë, të cilat nuk duhet të merren pa rekomandimin e mjekut.
– Deri kur duhet ta përdorin hekurin dhe zinkun fëmijët?
Marrja e suplementeve shtesë bëhet deri në momentin që mjeku konstaton një gjendje normale të tyre në organizmin e fëmijës.

Lexoni dhe: A duhet t’i jap multivitamina fëmijës?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X