Cilat jane kepucet e duhura per nje femije qe po hedh hapat e pare?

0 0

Këmba e një fëmije që po mëson të hedhi hapat e parë duhet të “sulmohet” sa më shumë. Këtë pohim e japin disa specialistë së repartit ortopedik pediatrik të një nga spitaleve që ndodhen në Romë. Ata nuk e këshillojnë në asnjë mënyrë veshjen e këpucëve ortopedike.
Mund të përdorim këpucët e buta dhe elastike?
Këpucët që duhet të veshi një fëmijë që po mëson të hedhi hapat e parë duhet të jenë të buta dhe elastike, kjo jo për të krijuar shtresë mbrojtëse midis tokës dhe këmbës, por për të mundësuar një perceptim të mirë të informacioneve që vijnë nga toka tek këmbët e fëmijës, duke bërë që muskulatura e këmbëve të zhvillohet në mënyrë sa më korrekte. Ju duhet të zgjidhni gjithashtu ato këpucë të cilat mundësojnë një ajrosje të mirë të këmbës së fëmijës.
Po në shtëpi si duhet të qëndrojë fëmija?
Sipas ortopedëve fëmija në shtëpi mund të qëndrojë edhe zbathur ose me corape të cilat nuk e lejojnë të shkasë, kjo pasi në shtëpi temperaturat janë të rregullueshme në varësi të nevojës. Nëse e shikoni të nevojshme mbajtjen ngrohtë të këmbëve të fëmijës, mund t’i vishni atij corape me pjesë plastike, e cila nuk e lejon fëmijën të rreshqasi.
Gjatë verës ecni në rërë!
Gjatë verës kur e çoni të voglin në plazh ju mund ta lejoni atë të eci këmbëzbathur në rërë, e cila falë parregullsisë që ka i ofron fëmijës një praktikim të mirë të muskulaturës së këmbëve si edhe mundëson dërgimin e informacionit të duhur në trurin e fëmijës. Edhe nëse bie në rërë ai nuk do të vritet por do të mësohet të ngrihet vet përsëri për të vazhduar ecjen.

Lexoni dhe: A është mirë që fëmijët të ecin zbathur?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X