Cfare te bej? Femija im belbezon!

0 0

Jo të gjithë fëmijët shfaqin siguri në të folur. Kjo ndodh pasi fëmija humb besimin se ai është “pronar” i gjuhës dhe i aftë të shprehë lirisht çdo gjë. Besimi në aftësinë për të folur është shumë i rëndësishëm për zhvillimin psikik, shpirtëror dhe social të fëmijës. Gjuha e çliruar është një energji e re dhe shpërthimi i saj është njëkohësisht shpërthim i zhvillimit të fëmijës.
Shumë prindër e përjetojnë me shumë ankth belbëzimin e fëmijëve të tyre, edhe pse nuk kanë arsye të jenë të shqetësuar. Rreth moshës dy-tre vjeçare, është e zakonshme që fëmijët të “ngecin” kur thonë fjalë të caktuara. Ndodh që fjalitë të përmbajnë fjalë jo të plota.
Fëmijët zakonisht nuk e ndiejnë se po flasin në mënyrë jo të saktë dhe mund ta kalojnë këtë gjë pa ndonjë ndihmë të veçantë. Nëse kjo dukuri vazhdon për një kohë të gjatë (më shumë se 2-3 muaj) dhe prindërit nuk i ndihmojnë, shfaqet belbëzimi si një shenjë e pengesës në komunikim, gjë që e streson fëmijën. Në këtë rrethanë, fëmijët fillojnë të belbëzojnë sepse kanë humbur sigurinë e komunikimit.
Ky është belbëzim i menjëhershëm i moshës, i cili shfaqet mesatarisht në çdo njëzet fëmijë të moshës parashkollore, belbëzimi ndodh në një periudhë të caktuar, dhe prek më shumë djemtë. Disa fëmijë mund të kenë probleme të mësojnë ritmin e duhur së të folurit, por shumica nuk kanë probleme mjekësore apo zhvillimi.
Belbëzimi mund të shtohet kur një fëmijë është në ankth, i lodhur, i sëmurë ose kur është i emocionuar dhe përpiqet të flasë shpejt. Disa fëmijë belbëzojnë kur mësojnë shumë fjalë të reja njëkohësisht. Në raste të tjera mendimet e fëmijës ecin më shpejt se e folura dhe ai humbet fillin e asaj që po thotë. Përsëritja e një toni të caktuar apo të një fjale, e ndihmon atë të “rifillojë”.
Çfarë duhet bërë per ta ndihmuar femijen te flase?
– Sa më shumë i irrituar të bëhet një fëmijë për belbëzimin e tij, aq më shumë probleme do të ketë. Dëgjoni kur ai flet, por mos e korrigjoni.
– Disa fëmijë kanë vështirësi në shqiptimin e bashkëtingëlloreve ose në shqiptimin e plotë të fjalëve dhe për këtë arsye i flasin ato përgjysëm. Është shumë e vlefshme që këta fëmijë të kenë mundësi të flasin për një kohë të gjatë me njerëz të rritur dhe të besueshëm, duke i dhënë atij mundësi të marrë pjesë në bisedë.
– Ju mund të jepni shembullin e mirë duke folur qetësisht, saktë dhe me një fjalor të thjeshtë kur t’i drejtoheni fëmijës tuaj. Nëse fëmija juaj belbëzon, ndihmojeni duke folur më ngadalë se zakonisht. Ju duhet të caktoni një orar të qetë çdo ditë, për të luajtur dhe folur qetësisht me të.
– Ju mund ta rrisni vlerësimin e tij për veten, duke e lavdëruar për të gjitha gjërat që bën mire dhe duke mos i dhënë rëndësi vështirësive të tij në të folur. Nëse bëni kështu, fëmijët që kanë një belbëzim të vërtetë mund t’i kapërcejnë këto probleme para fillimit të shkollës.
– Kur belbëzimi i fëmijës është i rëndë, një trajtim mjekësor (terapi të foluri) mund të ndihmojë për të rregulluar problemin. Nëse fëmija juaj përsërit shpesh tinguj apo pjesë të fjalëve, është gjysmë i ndërgjegjshëm dhe tregon shenja të dallueshme tensioni komunikoni me pediatrin.
Mund të ndodhë që fëmija të ketë vështirësi psikologjike për shkak të rrethanave ku rritet, ose për shkak të problemeve në ndërtimin e aparatit gjuhësor. Gjithashtu njoftoni pediatrin nëse ka pasur ndonjë histori të ngjashme belbëzimi në familje. Ai mund t’ju rekomandojë një specialist.
Çfarë nuk duhet bërë:
– Mos bini në sy para fëmijës. Nëse ju nuk i jepni rëndësi, as fëmija juaj nuk do t’i japë rëndësi dhe do ta kalojë shpejt këtë pengesë.
– Nëse fëmija juaj nuk shqipton mirë një fjalë, korrigjojeni, por gjithmonë ëmbël. Ashpërsia e shqetëson fëmijën dhe shton belbëzimin.
– Mos e detyroni asnjëherë “të shfaqë” përballë të tjerëve përparimet e tij. Fëmija vihet në siklet kur duhet të recitojë një vjershë ose t’i tregojë të ftuarve sa mirë i thotë disa fjalë, gjë që me të vërtetë mund ta shtojë belbëzimin.
– Në çdo rast, mos qeshni kurrë me të, mos e tallni nëse i shqipton fjalët në mënyrë qesharake, do të ndihej keq dhe i frikësuar përpara se të mund të fliste.

Lexoni: Si te stimulojme te folurit te femijes?

edhe Jetoni jashte Shqiperise, zhvillimi i procesit te te folurit te femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X