Jetoni jashte Shqiperise? Zhvillimi i procesit te folurit tek femija

0 0

E dini se për fëmijën nuk është mbingarkesë në rast se rriten në një ambjent në të cilin fliten dy ose më shumë gjuhë?

Ja çfarë thonë ekspertët në lidhje!

Miliona fëmijë jetojnë në vende ku në jetën e përditshme përdoren shumë gjuhë. Zhvillimi i fëmijës nuk pëson dëmtime për këtë shkak. Fëmijët me shumë gjuhë zhvillohen ashtu si edhe ata me një gjuhë por në mënyra të ndryshme. Disa flasin herët, të tjerët më vonë, disa flasin shumë, disa më pak. Zhvillimi gjuhësor i fëmijës është dinamik. Fëmija është gjithnjë në rrugë e sipër, mëson gjëra të reja dhe integron të vjetrat. Përzierja e gjuhëve i përket këtij zhvillimi. Kur fëmijët rriten me më shumë se vetëm një gjuhë, kanë nevojë për një përkrahje të vetëdijëshme në të gjitha gjuhët.

Çfarë mund të bëni ju konkretisht për fëmijën tuaj!

Ju e edukoni fëmijën tuaj në gjuhën tuaj amtare, ndërkohë që gjuha e mjedisit ku ai jeton është ajo greke/gjermane/italiane/angleze/turke etj?  Atëherë flisni ju vetë sa më shumë në gjuhën tuaj me fëmijën. Por ju kujdesuni të keni edhe kontakte me familjet përrreth, në të cilat flitet gjuha e vendit ku jetoni. Dërgojeni fëmijën tuaj në një grup lojrash ose në kopësht. Kjo e nxit zhvillimin e tij. Sa më herët që të ketë kontakt me fëmijët që flasin atë gjuhë, aq më shpejt dhe më lehtë do ta mësojë gjuhën e dytë.

Ju si prindër zotëroni dy gjuhë shumë mirë?

Atëherë fëmija ka mundësinë, të mësojë një “gjuhë të mamit” dhe një “gjuhë të babit”. Të keni parasysh, se ka rregulla të qarta gjuhësore. Para së gjithash kjo është e rëndësishme për fëmijët e vegjël. Mami flet në “gjuhën e mamit” me të dhe babi në “gjuhën e babit”. Kështu fëmija mund të bëjë lidhjen e një personi të caktuar me një gjuhë të caktuar. Kjo e ndihmon atë, t`i rendisë qartë gjuhët në kokën e tij.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X