Çfarë ndodh nëse hani të paktën një vakt të gjithë si familje?

0 0

 

Ngrënia në familje, ushqyerja më e shëndetshme! Ky është përfundimi i arritur nga studiuesit e Universitetit të Guelph të Kanadasë pas një studimi mbi zakonet e të ngrënit. Sipas këtij hulumtimi, ngrënia e drekës dhe e darkës me prindërit, vëllezërit dhe motrat nxit një dietë më të saktë dhe të shëndetshme për të gjithë, madje edhe për fëmijët, sepse rrit konsumin e frutave dhe perimeve, duke reduktuar atë të “ushqimeve të çastit”.

2.700 të rinj të përfshirë

Ky është kampioni i analizuar, i cili ka jetuar në Shtetet e Bashkuara në familje me prindërit, përmes një pyetësori që hulumtoi zakonet e të ngrënit. Për shembull, ata u pyetën se sa shpesh ishin ulur në tavolinë me prindërit e tyre dhe rreth konsumit të frutave, perimeve, pijeve të gazuara dhe ushqimit të shpejtë. Përmes një pyetësori u vlerësua edhe “funksionaliteti familjar”, përkatësisht shkalla e harmonisë brenda familjes, lloji i komunikimit ndërmjet anëtarëve të familjes, lidhjet e tyre dhe përfshirja afektive, mënyra se si familja zgjidhte problemet dhe kontrollonte sjelljen, për të vlerësuar se sa kjo mund të ndikojë në zakonet e të ngrënit.

Më shumë fruta dhe perime dhe më pak ushqim jo i shëndetshëm

Nga analiza e rezultateve doli se kur në familje ekziston zakoni i mbledhjes së bashku në tryezë, adoleshentët hanë më shumë fruta dhe perime dhe më pak ushqim të shpejtë; meshkujt, në veçanti, pijnë më pak pije të gazuara. Ngrënia së bashku si familje, madje vetëm një herë në ditë, është gjithashtu e rëndësishme, sepse është një kohë për dialog dhe ndarje e gjërave të së përditshmes. Së fundi, përfundon Kathryn Walton, në mesin e autorëve të hulumtimit, “lidhjet familjare mund të forcohen dhe zakonet e shëndetshme të ngrënies mund të përcaktohen”.

Adoleshenca është një moshë vendimtare edhe nga këndvështrimi i ushqimit sepse fëmijët kanë tendencë të hanë keq dhe të marrin yndyrë.

Lexo edhe: Ne nje jete kaq intensive familja ime ka gjetur menyren per te mbajtur te forte lidhjen mes nesh






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X