Në një jetë kaq intensive familja ime ka gjetur mënyrën për të mbajtur të fortë lidhjen mes nesh

0 0

Ditët e stotme jeta është shumë e ngarkuar dhe jemi të gjithë të zënë pothuajse gjatë gjithë kohës. Megjithatë, unë dhe familja ime gjithmonë duam të gjejmë mënyrën për të qenë të lidhur me njëri-tjetrin. Dhe në pjesën më të madhe të rasteve kjo ndodh rreth tryezës kur hamë darkë.

Nuk më vjen trup të them se ne dëshirojmë të jemi shtëpiakë. Parapëlqejmë shumë të rrimë në darkë të shohim filma, të gatuajmë vetë, të vendosim vajzën në gjumë e më pas unë dhe bashkëshorti të kalojmë kohën tonë së bashku.

Takimet tona nuk ndodhin në restorante, por në shtrat në shtëpinë tonë, dhe kjo gjë na pëlqen.

Darka në vetvete është një traditë, që duke u rritur unë fillova ta vlerësoj shumë. Si një fëmijë në familje me shumë anëtarë unë mezi e kam pritur darkën gjtihmonë, pasi dukej e vetmja mundësi që të bëheshim të gjithë bashkë, të bënim plane, apo edhe thjesht të ishim fizikisht pranë.

Dhe ky ritual që bëjmë tani më kujton kaq shumë fëmijërinë time.

Nuk ka rëndësi nëse po hamë diçka të bërë në shtëpi, apo një pica sepse mami ka qenë e lodhur dhe nuk ka gatuar, ndjenja e të qënit gjithë familja rreth tryezës është e pazëvendësueshme.

Sepse ndodh diçka e çuditshme kur bëhesh me fëmijë. Papritmas, koha duket se ndryshon raportet. Kur jam vetëm me fëmijët dhe duhet të bëj gjithçka e vetme, një minutë duket sa një orë, ndërsa kur gjithçka është vënë në vijë e jemi të gjithë bashkë, duket sikur koha fluturon.

E shoh vajzën dhe më duket sikur dikush ma ka zëvendësuar natën me një vajzë të rritur, aq shpejt duket se ka kaluar koha që nga lindja e saj.

Kur përqafoj djalin më duket sikur dje kam bërë testin e shtatzanisë dhe mësova lajmin se po e prisja edhe atë brenda barkut tim.

Dhe mrekullohem me këtë familje që po rritet me shpejtësi. Shoh bashkëshortin tim dhe më duket sikur vetëm para 1 viti më kërkoi të bëhesha e dashura e tij, por në të vërtetë kanë kaluar 10 vjet.

Sa shpejt kalon koha, unë nuk kam asnjë përgjigje sesi ta ngadalësoj atë.

Por në tryezën e darkës, ndihem sikur koha ngadalësohet mjaftueshëm për mua që të ndalem dhe të shoh këtë familje të vogël. Imagjinoj më shumë fëmijë rreth tryezës duke më kërkuar qumësht, ndërsa burri im i bën të qeshin me mimikat e tij gazmore ose duke treguar ndonjë histori.

I përfytyroj si adoleshentë, duke më folur për një provim në shkollë, ose duke më kërkuar makinën pas darkës.

I përfytyroj edhe si të rritur duke ardhur të na vizitojnë me fëmijët e tyre.

Pa marrë parasysh sa shpejt ikën jeta, jam shumë falënderuese për këtë kohë që kemi në darkë, që është vendi dhe momenti kur mblidhemi të gjithë bashkë.

Lexo edhe: Keshilla per bashkeshortet, ndani ne cift ngarkesen emocionale






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X