Çfarë është refluksi i heshtur dhe ku ndryshon nga ai normal?

0 0

 

Refluksi normal ndodh kur fëmija nxjerr qumështin që ka në bark pasi ka pirë. Por në disa raste, foshnjat që kanë refluks gëlltisin sërish qumështin që ju vjen në grykë, në vend që ta nxjerrin. Ky njihet si refluksi i heshtur.

Është quajtur kështu sepse simptomat nuk janë gjithmonë të dukshme. Kur qumështi i fëmijës të vijë sërish në grykë, pak acid do të vijë bashkë me të dhe kjo është e pakëndshme, kështu që mund ta vëreni të voglin tuaj të shqetësuar pas ushqyerjes.

Cilat janë simptomat e refluksit të heshtur?

Nëse vini re se fëmija juaj gëlltitet pas një ushqyerje, kur nuk duket të ketë qumësht në gojë, mund të ketë refluks të heshtur. Fëmija mund të ndiejë siklet dhe lëndim në fyt, kështu që mund të ketë kollë, sidomos kur është shtrirë.

Si mund ta menaxhoj refluksin e heshtur të fëmijës sim?

Është normale të ndiheni të zhgënjyer, por sigurohuni që kjo fazë do të kalojë pasi të zhvillohet sistemi i tretjes së fëmijës suaj.

Për të ndihmuar në parandalimin e refluksit të heshtur, gjithmonë ushqeni fëmijën tuaj në një pozicion të drejtë dhe jepini pushime të shpeshta. Refluksi nganjëherë mund të jetë më keq kur fëmija juaj qëndron i shtrirë, kështu që mund të provoni edhe ngritjen e kokës së krevatit. Ju mund ta bëni këtë duke vendosur një peshqir të palosur ose jastëk nën dyshek. Sigurohuni që kurrë të mos vendosni një jastëk mbi dyshek, pasi ai mund të përbëjë një rrezik mbytjeje.

Lexo edhe: Refluksi i femijes, disa menyra per ta trajtuar






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X