Çfarë duhet të bëni nëse dyshoni për një alergji ushqimore?

0 0

 

Alergjitë e ushqimit mund të jenë të vështira për t’u diagnostikuar dhe shumë njerëz dyshojnë se bëhet fjalë për një alergji ushqimore kur në fakt është diçka tjetër.

Disa alergji ushqimore janë të lehta për t’u diagnostikuar, si për shembull kur dikush ha kikirikë dhe menjëherë përjeton një skuqje të lëkurës dhe ënjtje. Alergjitë e tjera të ushqimit janë paksa më të vështira për t’u njohur dhe mund të fillojnë më vonë gjatë jetës.

Nuk ka asnjë provë të përsosur për të konfirmuar alergjinë e ushqimit dhe shumë simptoma mund të tregojnë një problem krejt tjetër të tretjes.

Nëse dyshoni se mund të keni alergji ushqimore, është e rëndësishme të ndërmerrni hapat e mëposhtëm:

  1. Shkoni te mjeku

Një kontroll fizik nga një profesionist mjekësor është një hap i rëndësishëm i parë. Mjeku juaj duhet të dijë simptomat për të qenë në gjendje t’ju ndihmojë të përjashtoni çdo shkak tjetër. Nëse shkaqet mjekësore themelore përjashtohen, mjeku juaj do të përdorë testet e gjakut ose testin e prerjes së lëkurës për të matur përgjigjen tuaj imune ndaj disa ushqimeve.

Sipas Kolegjit Amerikan të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë, këto analiza mund të jenë të besueshme për të përjashtuar ose për të përcaktuar një alergji ushqimore.

  1. Provoni dietën e eliminimit

Nëse e dini që simptomat tuaja nuk janë shkaktuar nga ndonjë problem tjetër i tretjes, mjeku mund të sugjerojë që të provoni dietën e eliminimit ku eliminoni ushqimin e dyshuar nga dieta juaj dhe e rifusni ato gradualisht.

Megjithëse eliminimi ndihmon për t’i lidhur simptomat tuaja me ushqime të caktuara, kjo nuk është mënyra e përsosur për të diagnostikuar një alergji ushqimore. Ju mund të keni vetëm një intolerancë ushqimore, jo një alergji.

  1. Mbani një ditar ushqimor

Mbani një ditar të përpiktë të ushqimit, duke bërë shënime të kujdesshme për atë që hani dhe simptomat që rezultojnë. Kjo mund t’i japë doktorit tuaj në drejtimin e duhur dhe t’ju ndihmojë t’i përgjigjeni pyetjeve jetike gjatë shqyrtimit tuaj.

  1. Shkoni tek një dietolog

Nëse keni kuptuar që grupet kryesore të ushqimit në dietën tuaj të shkaktojnë simptomat, është mirë të pyesni një ekspert rreth mënyrave alternative për të marrë lëndë ushqyese esenciale.

  1. Mos u “vetëdiagnoztikoni”

Nëse simptomat e tretjes si dhimbja e stomakut ndërhyjnë në jetën tuaj të përditshme dhe dyshoni për alergji ushqimore, merrni mendimin dhe diagnozën e një mjeku. Mund të ketë një gjendje mjekësore rreth së cilës nuk jeni në dijeni.

Ju gjithashtu duhet të dini dallimin midis një intolerance ushqimore dhe një alergjie ushqimore. Një intolerancë mund të shkaktojë simptoma të pakëndshme siç janë: përzierja, dhimbja e stomakut ose probleme të tjera të tretjes, ndërkohë që një alergji ushqimore mund të jetë kërcënuese për jetën në rastin e anafilaktit.

Lexo edhe: 7 llojet me te shpeshta te alergjise ushqimore tek femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X