Si te njohim alergjine ushqimore tek femija

0 0

Prezantimi i ushqimeve tek fëmija duhet bërë në mënyrë të ndarë nga njëra-tjetra dhe me një distancë kohore prej 3-4 ditësh, kjo për të kuptuar nëse fëmija shfaq alergji ndaj një ushqimi të caktuar.
Por, si ta kuptojmë nëse fëmija është alergjik? Cilat janë shenjat që ai shfaq?
Në përgjithësi shqetësimet mund të fillojnë që në momentin që fëmija është duke ngrënë dhe deri disa minuta më pas.
Tek fëmija mund të shfaqen:
– Acarime të mukozave dhe lëkurës, fryrje të buzëve ose gjuhës, skuqje të fytyrës;
– Probleme me rrugët e frymëmarrjes;
– Shqetësime gastro-intestinale si të vjella, krampe dhe diarre;
– Në disa raste të rralla mund të shfaqen probleme të mëdha frymëmarrje;
– Rrjedhje hundësh;
– Djegie në sy;
– Tharje fyti.
Në disa raste alergjia ndaj një ushqimi të caktuar mund të shkaktojë tek fëmija shfaqjen e dermatitit atopik, kryesisht tek ata që janë më të vegjël se 2 vjeç. Dermatiti atopik karakteriohet nga ekzemat, kruarjet e lëkurës si edhe tharja e saj. Disa nga ushqimet që mund të shkaktojnë alergji tek fëmijët e vegjël janë veza, qumështi i lopes, gruri etj.
Në rastet kur dyshohet për të tillë alergji ju duhet të kontaktoni me mjekun pediatër ose alerolog, i cili do të bëjë vlerësimin e gjëndjes shëndetësore të fëmijës. Për të evituar probleme të tilla gjatë ushyqerjes së fëmijës duhet të përpiqeni të siguroni një guidë të saktë të prezantimit të ushqimeve tek fëmija, dhe më pas ta zbatoni atë me përpikmëri.
Cilat janë shkaqet që ndodh alergjia?
Alergjia ndodh atëherë kur trupi i fëmijës e keqinterpreton një përbërës të një ushqimi të caktuar. Në momentin që ju do të provoni t’i jepni këtë ushqim fëmijës, antikorpet IgE do ta “kuptojnë” dhe do të sinjalizojnë sistemin imunitar të lëshojë në gjakun e tij një substancë kimike të quajtur hismaninë si edhe substanca të tjera.
Cilat janë ushqimet që shkaktojnë alergji?
– Peshku;
– Veza;
– Gruri;
– Qumështi;
– Frutat me guackë si për shembull bajamet dhe kikirikët;
– Në disa raste edhe cokollata.
Cfarë komplikacionesh mund të sjellë alergjia ndaj një ushqimi të caktuar?
Ndodh që në disa raste, edhe pse të rralla, alergjia mund të sjellë rrezik edhe për jetën e fëmijës, kryesisht nëse nuk fillohet trajtimi në mënyrë të menjëhershme.
Simptomat e një gjendjë të rënduar të alergjisë mund të fillojnë me kruarje të lëkurës, si edhe fryrje të mukozave të fytit dhe gojës. Gjithashtu mund të vërehet vështirësi në gëlltitje dhe frymëmarrje. Në disa raste fëmija mund të paraqesë gjëndje të fikti si pasojë e uljes së presionit të gjakut, djersitje, zverdhje të lëkurës, lodhje të madhe, diarre etj.
Si duhet të veprojmë në rast se fëmija shfaq alergji ndaj një ushqimi të caktuar?
Sigurisht që mjafton dyshimi më i vogël për një alergji të mundshme ushimi për t’ju drejtuar mjekut. Ai do të bëjë vlerësimin e gjendjes shëndetësore të fëmijës dhe më pas do t’ju orientojë si duhet të veproni në vazhdim.
Ai do të bëjë diagnostikimin duke marrë në konsideratë simptomat që fëmija paraqet, si edhe në disa raste mund të kërkojë që të bëjë diagnostikimin në saj të disa analizave specifike, që kryesisht konsistojnë në ato të gjakut dhe të lëkurës.
Në rast se ai vërteton që fëmija është alergjik, këshillon ndërprerjen e menjëhershme të atij ushqimi, por edhe në rastet që dyshohet por nuk vërtetohet ai kërkon që ju të mbani nën vëzhgim fëmijën për një periudhë të caktuar kohore, zakonisht 2-3 javore. Në rast së kjo ndërprerje përmirëson gjendjen e fëmijës, ju duhet t’ja jepni sërish atë ushqim për të parë nëse simptomat do të kthehen sërish.
Është shumë e rëndësishme që prindërit të cilët vërtetojnë që fëmija i tyre është alergjik ndaj një ushqimi të caktuar të lexojnë me kujdes etiketat e ushqimeve të gatshme që fëmija konsumon, në mënyrë që të sigurohen që ai nuk ka gjurmë të atij ushqimi në përmbajtje.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X