Nëse dyshoni se fëmija juaj ka alergji të ushqimit, mbrojeni atë duke mësuar më shumë rreth produkteve ushqimore alergjike. Duhet të dallohet alergjia nga një ushqim specifik, nga intoleranca ndaj një ushqimi të caktuar. Intoleranca ushqimore është një reaksion i ngadaltë dhe i vonë i organizmit ndaj një ushqimi të caktuar, i cili nuk metabolizohet për shkak të defiçitit të një ose disa enzimave që e metabolizojnë atë. Alergjia nga veza, proteinat e qumështit të lopës, soja, gruri dhe bajameve përbën 90% të gjithë alergjive ushqimore në fëmijë. Peshku dhe guackat e detit janë më të shpeshtat nga alergjitë e ushqimeve të detit, që shpesh janë tipike tek të rriturit. Diagnostikimi i një alergjie ushqimore vendoset me anë të testeve kutane (alergjikë) të cilat mund të kryhen që pas moshës 6 muajshe, por vlera e tyre diagnostike në këtë moshë është e ulët.
1. Qumështi
Alergjia nga proteinat e qumështit të lopës është e zakonshme tek fëmijët dhe prek rreth 2.5 % së gjithë fëmijëve. Këta fëmijë shpesh kanë alergji edhe ndaj çdo lloj qumështi tjetër, siç është ai i dhisë apo i deles. Reaksioni alergjik është i drejtuar ndaj proteinave të qumështit të lopës, kryesisht kazeinës, por edhe laktoglobinës. Laktoza (sheqeri i qumështit) nuk shkakton alergji, por shkakton në disa raste intolerancë ushqimore (ndaj laktozës). Kjo lloj alergjie mundet të zhduket me rritjen e fëmijës (rreth moshës 5 vjeç), në rreth 85 % të fëmijëve, por të qenurit alergjik ndaj qumështit është një faktor rreziku për të zhvilluar lloje të tjera alergjish, si për shembull riniti alergjik etj. Mbi 10 % e fëmijëve me alergji nga qumështi i lopës janë alergjikë edhe ndaj mishit. Në të gjitha këto raste në periudhën e të porsalindurit duhen përdorur formula speciale hipoalergjike me hidrolizate të proteinave të qumështit, si Nutramigen etj, ndërsa në fëmijët më të rritur dieta nuk duhet të përmbajë proteinat e qumështit të lopës dhe në të tilla raste rekomandohen produkte të sojës (qumështi dhe produkte të tjera me bazë soje).
2. Veza
Alergjia nga veza është alergjia më e shpeshtë në fëmijë dhe prek 2.5 % të fëmijëve në fëmijërinë e hershme. Fëmija mund të jetë alergjik ndaj të gjithë komponentëve të vezës, ose vetëm të bardhës apo të verdhës. Në mjaft raste kjo alergji largohet rreth moshës 5 vjeç, por këta fëmijë kanë predispozitën për të zhvilluar Asthma Bronchialis dhe Rhinitis Alergjik. Vaksina e gripit është e vetmja vaksinë e rutinës që nuk duhet të aplikohet tek fëmijët alergjikë ndaj vezës. Ndërsa vaksina e MMR, që dikur është diskutuar mjaft për të mos u aplikuar në fëmijë me alergji ndaj vezës, sot mund të aplikohet edhe tek këta fëmijë. Duhet që veza dhe gjithë produktet që e përmbajnë të përjashtohen nga dieta. Duhet të lexoni me kujdes përbërjen e gjithë produkteve të gatshme që konsumoni, në mënyrë që të siguroheni se nuk përmbajnë vezë.
3. Soja
Soja është një perime e ngjashme me kikirikun, megjithëse një reaksion i kyqëzuar ndaj të dyjave mund të ndodhë rrallë. Alergja ndaj sojës haset në rreth 0.3% të fëmijëve dhe zhduket në fëmijërinë e hershme dhe rrallë është jetë kërcënuese. Meqënëse është një alergji e shpeshtë tek fëmijët që janë alergjikë edhe ndaj qumështit të lopës, rekomandohet qumësht me proteina të hidrolizuara.
4. Gluteni (gruri)
Fëmijët dhe të rriturit mund të shfaqin variante të ndryshme të reaksioneve imunologjike ndaj glutenit, por vetëm një pjesë e vogël e tyre janë vërtet alergjikë. Fëmijët alergjikë ndaj glutenit rrallë janë alergjikë edhe ndaj drithërave të tjera (orizit, elbit, tërshërës), prandaj, ushqyerja me ushqime të forta këshillohet të niset me drithëra pa gluten. Në rastet me alergji ndaj glutenit, ai duhet të përjashtohet nga dieta dhe duhet të përdoren drithërat e tjera.
5. Kikiriku
Alergjia nga kikiriku haset në rreth 0.6% të popullatës dhe është një formë e rëndë e alergjisë ushqimore që mund të shkaktojë edhe humbjen e jetës, sidomos në fëmijët me astmë. Mund të largohet rrallë me rritjen e moshës (vetëm në 20% të rasteve), duke e bërë atë një nga format më të shpeshta të alergjive ushqimore në të rriturit. Ekspozimi aksidental ndaj produkteve që përmbajnë kikirik është një problem i zakonshëm, kështu që duhet që këta fëmijë të ndjekin një dietë strikte pa kikirikë, të mbajnë me vete një byzylyk ku shënohet kjo alergji dhe një dozë epinefrine gjithmonë me vete.
6. Arra
Alergjia nga arra haset në rreth 0.5 % të njerëzve, është e rëndë kur ndodh dhe nuk largohet me rritjen e moshës tek fëmijët. Nqs fëmija është alergjik ndaj arrës, mund të jetë alergjik edhe ndaj bajameve dhe lajthisë. Edhe pse arrorët dhe kikiriku nuk janë një familje, mund të shfaqen edhe reaksione të kryqëzuara, kështu që ekspertët rekomandojnë në këto raste dietë pa këta dy përbërës.
7. Produktet e detit
Alergjia ndaj produkteve të detit përfshin si peshkun, edhe guackat. Edhe këto reaksione alergjike janë jetë kërcënuese dhe rrallë largohen me rritjen e fëmijës. Kjo është edhe arsyeja që hasen shpesh në të rritur. Alergjia ndaj një lloj ushqimi deti, rrit mundësinë për të pasur alergji edhe nga produkte të tjera. Në të tilla raste rekomandohet përjashtimi i plotë i këtyre produkteve nga dieta. E njëjta gjë këshillohet edhe në rastin e alergjisë nga peshku.
Materiale te ngjashme
Kur ke një fëmijë në...
Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...
A duhet të trajtohen dhëmbët...
Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...
Ilaçe të reja për trajtimin...
Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...
Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...
Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu