Cfare duhet te bejme kur femija deshiron te qendroje vetem ne krah?

0 0

Për shumë nëna ky është një problem tepër i madh duke qënë se gjatë ditës mund të kenë edhe aktivitete të tjera të cilat kërkojnë përkujdesje, por jo vetëm. Të mbajturit e fëmijës për një kohë të gjatë në krah nuk krijon vetëm një lodhje fizike por edhe psikologjike. Gjithçka fillon me shqetësimin që ndiejnë nënat kur dëgjojnë fëmijën e tyre të qajnë, të cilin fillojnë ta marrin në krah, dhe më pas fëmija fillon të kërkojë në çdo moment një mbështetje fizike duke u kthyer gjithcka në një ves shqetësues për nënën.

Tashmë ka ndodhur, si ta largojmë këtë ves?

Sigurisht që një nënë duhet të kujdeset gjithmonë për të mirën e fëmijës, dhe megjithatë kjo nuk duhet të shkaktojë një llastim të fëmijës. Nëse tashmë fëmija juaj është mësuar të qëndrojë vazhdimisht në krah, ju duhet të filloni ta mbështesni atë në shtratin e tij, karrigen lëkundëse, djepin e tij etj, dhe më pas të vazhdoni të luani me të për ta bërë të ndihet i sigurt se edhe pse nuk po e mbani në krah jeni gjithsesi pranë tij për t’u kujdesur. Nëse fëmija do të vazhdojë të qajë, prisni shumë pak çaste dhe e merrni sërish në krah serisa të qetësohet. Në momentin që bebi juaj është qetësuar e vendosni sërish në shtratin apo karrigen lëkundëse dhe vazhdoni lojën dhe përkëdheljet. E përsërisni këtë veprim në vazhdimësi derisa fëmija juaj të mësohet me këtë gjë, derisa të kuptojë se edhe pse e keni lënë në këtë karrige vazhdoni ta doni po njësoj dhe jeni pranë tij.

Është shumë i rëndësishëm kontakti fizik

Bebet kanë nevojë për të qënë në kontakt fizik me nënën dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme ta prekni dhe puthni atë vazhdimisht. Ai duhet të ndihet i sigurt dhe të ketë besim tek ju. Në të vërtetë, sipas disa studimeve, të qëndruarit në krahët e nënës sjell shumë benefite për fëmijën përsa i përket zhvillimit fizik, mendor dhe shëndetësor të tij.

Lexoni edhe: Ja cfare ndodh ndersa mbani femijen ne krahe

This is for testing

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X