Bëhet virale tabela e orarit të gjumit të fëmijëve

0 0

 

Në vitin 2015, një mësuese në një shkollë fillore në Wisconsin ka postuar një tabelë ku paraqiste oraret e përshtatshme të gjumit sipas moshës, në Facebook dhe prindërit po komentojnë në këtë post pothuajse katër vjet më vonë.

Mësuesja e cila postoi kartelën, Stacy Karlsen, nuk e krijoi vetë tabelën, por e gjeti atë dhe audienca e synuar prej saj, ishin vetëm prindërit e fëmijëve në shkollën ku jepte mësim. Ajo kurrë nuk kishte menduar se tabela e orareve të saj do të merrte këto përmasa.

Sipas kësaj tabele, një fëmijë 5-vjeçar që zgjohej në orën 6 të mëngjesit, duhej të flinte në 7 pa një çerek pasdite.

gjumi

Në katër vitet e fundit prindërit e panumërt kanë parë këtë tabelë për udhëzime, por a është e drejtë?

Shumë nga komentuesit në Facebook kanë vënë në dukje se ky orar gjumi nuk është realist për shumë prindër që janë në punë dhe rreth asaj ore kthehen në shtëpi.

Ndërsa ka të tjerë, që e gjykojnë të drejtë dhe të lehtë për ta zbatuar tabelën.

Siç shpjegon shkrimtari shkencor Stephanie Loomis Pappas, “Këto udhëzime të gjumit bazohen në prova shumë të pakta” dhe ne në të vërtetë “dimë shumë pak për kohën e duhur të gjumit”.

Tabela nuk bazohet në ndonjë studim të veçantë, ose të miratuar nga ndonjë organizatë mjekësore, por Fondacioni Kombëtar i Gjumit i rekomandon fëmijëve të moshës shkollore të flenë 10-13 orë gjumë një natë.

Lexo edhe: Orari i gjumit te femijes!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X