Studimi: Orari i çrregullt i gjumit ka një ndikim të madh në sjelljen e fëmijëve dhe zhvillimin e tyre

0 0

Ndonjëherë beteja për ta vënë fëmijën në gjumë mund ta bëjë një nënë të ndihet sikur do të ishte më e lehtë nëse do ta linte fëmijën të flinte kur të donte, mirëpo rutina e rregullt e gjumit ka përfitime të mëdha për zhvillimin e fëmijës.

Një studim që vëzhgoi zakonet e gjumit të 10,000 fëmijëve kur ishin ndërmjet 3 dhe 7 vjeç dhe zbuloi se fëmijët me orar gjumi të parregullt kishin më shumë vështirësi në sjellje sesa ata që kishin  një rutinë të parashikueshme të gjumit.

Studiuesit zbuluan se fëmijët që nuk kishin një orar të përcaktuar gjumi spikateshin më shumë kur ishte fjala për pakënaqësi, pasi ishin të pakujdesshëm dhe me karakter më luftarak. Këto rezultate nuk erdhën vetëm nga raportet e prindërve, por edhe nga mësuesit e fëmijëve të moshës shkollore, të cilët vlerësuan sjelljen e fëmijëve pa orar gjumi të rregullt si më problematike.

Sipas hulumtueses kryesore të studimit, Ivona Kelly, nëse i vini fëmijët në gjumë një natë në orën 8:00 dhe një natë në 10:00 rezultatet e ardhshme do të tregojnë se fëmijët kanë probleme sociale edhe nëse i bëjnë të plota orët e gjumit.

“Duke mos fjetur me një orar të caktuar, sistemet trupore të një fëmije marrin mesazhe të ndryshme për kohën, dhe ritmi i tyre i zemrës dhe sistemi hormonal pësojnë çrregullime”, shpjegon Kelly.

Por sipas saj këto çrregullime janë të riparueshme.

Kur fëmijët në studim kaluan nga orare të çrregullta të gjumit në orare të rregullta ka pasur përmirësime në sjelljen e tyre. Kjo tregon se kurrë nuk është tepër vonë për t’i ndihmuar fëmijët të marrin një rutinë pozitive dhe një ndryshim i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh në sjelljen e tyre.

Studiuesit zbuluan se oraret e parregullta të gjumit jo vetëm ndikojnë në sjellje, por gjithashtu mund të vënë fëmijët në rrezik për obezitet, t’ju ulë vetëbesimin si dhe rezultatet në mësim.

Një orar i rregullt i gjumit nga ana tjetër mund të ketë një ndikim pozitiv në zhvillimin, shëndetin dhe sjelljen e një fëmije.

Pra, herën tjetër kur do të tundoheni për të vënë fëmijën në gjumë më vonë, mbani mend se sa të “rreptë” duhet të jeni në orarin e gjumit në mënyrë që të mbroni fëmijën tuaj.

Lexo edhe: Ne cilen moshe femija duhet te eleminoje gjumin e drekes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X