Bebi, kontrollet e para pas lindjes

0 0

Pas lindjes fëmija i nënshtrohet një sërë vizitave mjekësore me anën e së cilave bëhet e mundur vlerësimi i gjendjes shëndetësore të tij. Këto vizita do të bëhen brenda pak minutave pasi ka ardhur në jetë, dhe kryesisht këto kontrolle do t’i referohen kontrollit të Apgar dhe ditën tjetër atij të gjymtyrëve të poshtme dhe vitaminës K.

Vitamina K

Zakonisht fëmijës i injektohet ose i jepet me anë orale rreth 1 mg vitaminë K, e cila është shumë e rëndësishme për të parandaluar shqtësimet e shfaqura në koagulimin e gjakut.

Manovra “Ortolani”

Bëhet fjalë për një manovër të thjeshtë e bërë nga specialist, i cili merr në duart e tij kofshët e fëmijës dhe bën një lëvizje rrotulluese njëherë nga jashtë dhe më pas nga brenda. Nëse mjeku vëren ndonjë problem këshillon kryerjen e një ekografie të posaçme.

Një vizitë e përgjithshme

Mjeku vëzhgon strukturën e simetrisë së fytyrës, veshët, diametrin e pupilave, formën apo praninë e fryrjeve në kokën e fëmijës e shkaktuar nga lindja, ngjyrën e lëkurës për të parë nëse ka verdhëzën, analizon thoraksin, dhe dëgjon zemrën bashkë me mushkëritë. Nëse është djalë bën vlerësimin e vendosjes së teskukujve (nëse kanë zbritur apo jo), ndërsa tek vajzat kontrollon nëse buzët e vaginës janë të ndara. Më pas mjeku bën vlerësimin e reflekseve dhe tonit të muskujve, shumë të rëndësishme për mirëqënien e të porsalindurit.

Kontrolli i peshës

Më pas mjeku bën matjen e peshës e cila do të pësojë një rënie në ditët e para pas lindjes me rreth 10% të saj.

Lexoni edhe: Verdheza fiziologjike, si ta njohim dhe ta trajtojme?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X