Pesha e femijes

0 0

Pesha e fëmijës në lindje

Prindërit duhet të dinë patjetër peshën që ka pasur foshnja e tyre në lindje. Pesha e femijëve në lindje në Shqipëri është në përgjithësi normale. Ajo mesatarisht shkon në 3400 gr. Meshkujt e kanë peshën në lindje pak më të lartë se femrat, por kjo nuk do të thotë se ata fëmijë që lindin nën 3400 gr, nuk janë normalë. Ekziston një kufi për peshën në lindje që shkon në 2500 gr. Foshnjat që lindin mbi këtë peshë, konsiderohen se kanë peshë normale. Foshnjat që lindin me peshë me të ulët se 2500 gr, konsiderohen si të lindur nënpeshë. Pesha e fëmijës në lindje është e lidhur me disa shkaqe të njohura si: zgjatja e shtatzanisë, ushqyerja, puna, mosha e nënës. Rëndësi kanë dhe sëmundjet që mund të ketë kaluar nëna, veçanërisht gjatë shtatzanisë. Studimet e fundit tregojnë se pesha në lindje e foshnjave lidhet edhe me madhësinë e trupit të prindërve. Pesha jo shumë e madhe e tyre nuk është domosdoshmërisht shenjë dobësie në anën shëndetësore. Shpesh herë fëmija i lindur nën peshë mbahet në vëzhgim nga personeli shëndetësor.

Rënia e peshës pas lindjes

Pas lindjes, foshnja ka një rënie të lehtë në peshë. Kjo rënie zgjat për 3-5 ditë. Nga dita e tretë ose e pestë, foshnja fillon të fitojë në peshë dhe arrin peshën e lindjes. Gjatë ditëve të para, ai humbet 150 deri në 300 gram. Humbja e peshës gjatë ditëve të para është normale. Në rastet kur fëmija humbet më shumë se 300 gr dhe kur pesha e lindjes nuk është rifituar deri në ditën e 10-të ose të 12-të, duhet parë shkaku. Humbjet e tepërta të peshës mund të shkaktohen kur fëmija nuk pi dhe nuk ushqehet sa duhet, ose kur vuan nga ndonjë sëmundje. Në këto raste, foshnja duhet vizituar pa humbur kohë tek specialisti.

Muaji Pesha e femijes ne gr
1 600
2 900
3-4 750
5-6 600
7-9 450
10-12 300

Lexoni edhe: Tabela e peshes dhe gjatesise se femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X