Bebi 10 muajsh

0 0

Tani që fëmija juaj është 10 muajsh, ndoshta keni vërejtur shumë ndryshime të mëdha. Dhe mund të mbeteni të habitur se sa shpejt fëmija juaj po shndërrohet në një person të vogël të pavarur që luan dhe komunikon. Ju gjithashtu duhet të keni një ide tashmë sesi është pakashumë personaliteti i fëmijës suaj, nëse është i qetë, i lëvizshëm, aventurier etj. Dhe pa dyshim keni vënë re se fëmija juaj tashmë ka disa libra të preferuar, arushë, këngë dhe lojëra.

Aftësitë Motorike

Fëmija juaj po shijon lirinë e eksplorimit në shumë mënyra të ndryshme. Bebet në këtë moshë mund të zvarriten, të tërhiqen nga një pozicion ulur deri në këmbë, të mbledhin duart, të rrinë duarkryq, dhe të ecin duke u mbajtur në mobilje. Ecja tani është vetëm disa muaj larg, prandaj mund të prisni që fëmija juaj së shpejti të jetë në lëvizje edhe më shumë.

Në muajin e 10, koordinimi i fëmijës suaj është përmirësuar shumë. Fëmijët në këtë moshë janë shumë të aftë të marrin objekte të vogla. Ata gjithashtu mund të vënë në dukje gjërat lehtësisht në këtë moshë dhe të arrijnë shpejt tek ato. Vetëm sigurohuni që të mos ju lini gjëra të vogla që përbëjnë rrezik mbytjeje.

Ata gjithashtu po kuptojnë se si t’i përshtaten sendeve më të vogla në krahasim ato më të mëdha, gjë që e bën grumbullimin e tyre shumë zbavitës. Fëmijët 10 muajsh kanë aftësi të mbajnë një lodër në njërën anë duke përdorur dorën tjetër për një detyrë tjetër.

Gjumi

Deri në 10 muajsh, fëmija juaj mund të flejë vetëm një herë gjatë ditës, por nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar edhe nëse ka nevojë të flejë më shumë se aq.

Ushqimi

Ju mund të vazhdoni të zgjeroni shumëllojshmërinë e ushqimeve të fëmijës suaj duke ofruar më shumë fruta, perime, drithëra, kos dhe mish. Jini të sigurt për të shmangur rrezikun e mbytjes nga ushqime të tilla si kokoshka, rrush të thatë, arra, karamele, rrushi i pa copëtuar.

Tani që i kanë dalë dhëmbët, shtoni më shumë ushqime më të forta e të trasha, të prera në copa të vogla, të cilat mund t’ja jepni si ushqim të gishtave.

Kjo e ndihmon fëmijën të praktikojë aftësitë e koordinimit duke zgjedhur ushqimin dhe duke e vënë në gojë.

Nëse ende nuk e keni bërë, jepnini lugën fëmijës dhe lëreni të ushqehet vetë.

Në fillim ky veprim mund të jetë i rrëmujshëm, por mos u shqetësoni, rrëmuja mund të pastrohet, por është shumë e rëndësishme që fëmija të përvetësojë këtë aftësi.

Komunikimi

Foshnjat në këtë moshë janë imitues dhe mund të vëreni fëmijën tuaj t’ ju kopjojë për çdo gjë që bëni, nga larja e flokëve tuaj deri te marrja e telefonit. Fëmija juaj do të dëgjojë tingujt e fjalëve tuaja dhe do t’ju shikojë me kujdes për të vlerësuar reagimet tuaja ndaj situatave. Nëse ju qani në një film të trishtuar, për shembull, ju mund të shihni fytyrën e fëmijës suaj të trishtohet, gjithashtu.

Fëmijët dhjetë muajsh mund të kuptojnë dhe të ndjekin komandat e thjeshta si mirupafshim, duartrokitje etj. Ata gjtihashtu mund të bëjnë lidhjen e disa fjalëve të thjeshta me objektet përkatëse si për shembull qeni, makina etj.

Këshilla për muajin e dhjetë të fëmijës suaj:

  • Edhe pse fëmija juaj nuk po flet ende, angazhojeni në biseda të vërteta. Për shembull, kur ai belbëzon, përgjigjuni duke thënë “Vërtet?”, “Sa bukur” etj. Kështu do ta inkurajoni fëmijën të vazhdojë të flasë dhe të mësojë fjalë të reja.
  • Aktivizoni meloditë. Çdo lloj i muzikës do të funksionojë.
  • Fshehini lodrat dhe ndihmoni të vegjlit të kuptojnë se ato ende ekzistojnë edhe pse nuk i shohin.
  • Në muajin e 10, fëmija juaj do t’ ju ndjekë me sy dhe t’u përgjigjet fjalëve dhe veprimeve tuaja. Nëse jeni të shqetësuar se fëmija juaj nuk është duke komunikuar në mënyrë të përshtatshme, konsultohuni me pediatrin.

Lexo edhe: Bebi 12 muajsh






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X