Nderhyrjet kirurgjikale tek fetusi, nevojitet anestezia!

0 0

Falë progresit që fusha e mjekësisë bën çdo ditë, tashmë është e mundur të ndërhyhet edhe tek fetusi nëse diçka nuk shkon si duhet, për shembull nëse kemi të bëjmë me spina bifida, një problem kardiak etj. Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të fetusit, nevojitet edhe anestezia tek ai, pra jo vetëm tek nëna. Këtë e mbështet një studim i kryer në Universitetin e Sienës në Itali. Këto janë operacione të rëndësishme që kanë si qëllim të shpëtojnë jetën e fetusit.

Për disa anestezia është tepër e rëndësishme

Studimi u ndoq nga mjekë neonatë dhe u krye për një periudhë të gjatë, pra nga viti 1990-2016. Sipas tyre, fetusi nga trimestri i dytë mund të ndiejë gjithçka ndodh, të perceptojë stimujt e jashtëm dhe substancat kundër dhimbjes që çliron trupi i nënës nuk janë në gjendje ta qetësojnë atë në rast ndërhyrjesh, prandaj nevojitet anestezia.

Sipas tyre, një eksperiencë e dhimbshme për fetusin mund të shkaktojë çlirimin e hormoneve që lidhen me stresin, duke qënë se nga java e 20 e shtatzanisë është zhvilluar tek ai aftësia e perceptimit të dhimbjes. Prandaj mjekët para një ndërhyrje kirurgjikale fetale duhet të përdorin anestezi e cila aplikohet nëpërmjet kordonit ombelikal ose morfinë në mënyrë intra-muskulare.

Sipas të dhënave, operacionet që kryhen më shpesh tek fetusi janë ato në lidhje me problemet kardiake si edhe spina bifida.

Lexo edhe:

Vendosni nese duhet apo jo te kryeni epidural!

Ja rastet kur nuk aplikohet epodurali

Perdorimi i narkozes gjate operacionit

Anestezia spinale, ja cfare ndodh ne sallen e lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X