Ja ne cilat raste nuk duhet te aplikohet epidurali

0 0

Para se të aplikohet epidurali, gruaja duhet të kryejë një bisedë me mjekun anestezist, në mënyrë që ai të vendoset në dijeni të gjendjes shëndetësore të saj. Nëse kjo vizitë nuk kryhet, nëna nuk duhet të pranojë absolutisht të kryejë injektimin. Gjithçka ndodh për arsye se ka disa kushte specifike e pengojnë aplikimin e kësaj anestezie.
Në cilat raste nuk duhet të aplikohet anestezia epidurale?
• Nëse gruaja ka probleme me koagulimin e gjakut (sindromë hemorragjike);
• Ajo i është nënshtruar një terapie me medikamente anti-koagulante;
• Ka infeksion në lëkurë apo një tatuazh në zonën ku do të bëhet injeksioni. Kjo gjë ndodh pasi gjilpëra mund të çojë pjesë nga boja brenda hapësirës peridurale;
• Gruaja vuan nga hipertensioni brenda kafkës (një kusht që lidhet me shqetësime neurologjike);
• Vuan nga ulja e volumit të qarkullimit të gjakut (hipovolemi);
• Ka probleme në sistemin nervor periferik, si për shembull skleroza multiple në fazë aktive;
• Vuan nga keqformime të rënda të shtyllës kurrizore apo kanalit të palcës;
• Ka të pranishëm një infeksion në gjak që shoqërohet me temperaturë (sepsi);
• Është alergjike ndaj medikamenteve të përdorura në anestezitë lokale;
• Ka probleme me hapjen vaginale, dhe probleme të tjera që në një moment mund të kërkojnë ndërhyrje emergjente me operacion çezarian.

Lexoni edhe: Epidurali kur aplikohet dhe rreziqet e teknikes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X