Anestezia epidurale është metoda më e mirë për ta bërë lindjen më pak të dhimbshme, e cila është një anestezi lokale. Funksioni i saj është të bllokojë dhimbjen dhe ta bëjë lindjen më të lehtë.
Ja çfarë duhet të dimë në lidhje me epiduralin
- Do të ndihet dhimbje gjatë aplikimit? Kjo varet nga gruaja. Disa gra ndiejnë pak bezdi në zonën e mpirë, ndërsa në momentin e heqjes mund të ndihet një ndjesi bezdie.
- Në cilin moment aplikohet? Epidurali aplikohet në më të shumtën e rasteve në momentin që gruaja ka filluar të hapet rreth 4-5 cm.
- Cilat do të jenë ndjesitë e gruas? Gruaja do të fillojë të ndiejë më pak dhimbje rreth 15-20 minuta pas aplikimit. Në momentin që efekti ulet kryhet aplikim tjetër (1-2 orë më pas).
- Ndikon epidurali tek fëmija? Nuk ekziston një provë megjithatë mendihet se kjo formë anestezie ndikon negativisht në ushqyerjen me gji si edhe e “detyron” bebin të marrë pozicion jo të mirë.
- Frika për të mos qënë në gjendje të shtyjë. Mund të nevojitet ndihma e mjekut duke qënë se gruaja mund të mos ndiejë kontraksionet.
- A është gjithmonë efektive? Në disa gra funksionon, ndërsa disa gra kanë shprehur se kanë ndier dhimbje, apo se efikasiteti nuk është i njëjtë në të dyja anët.
Lexoni dhe: Dhimbjet e shpines pas epiduralit, kur nuk jane normale?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu