Anestezia totale (narkoza) gjate lindjes me operacion cezarian

0 0

Nëse jeni shtatzanë duhet të informoheni edhe në lidhje me këtë pjesë, pasi gjatë lindjes mund të lindë nevoja e një operacioni urgjence për arsye të ndryshme. Edhe pse në ditët e sotme përdoret gjërësisht anestezia lokale (spinale), disa nëna preferojnë atë të përgjithshme, pra narkozën. Ja cilat janë faktet që duhet të dini rreth kësaj anestezie.

Si aplikohet narkoza?

Kjo është një anestezi që do t’ju bëjë të humbni vetedijen dhe duke qënë kështu nuk preferohet të përdoret nga mjekët. Përse kështu? Sepse nëna në momentin e lindjes së fëmijës duhet të jetë e vetëdijshme, kështu lindja do të konsiderohet më e sigurt. Ajo aplikohet me anën e një aparati që vendoset në rrugët e frymëmarrjes së gruas, i cili çon në organizëm medikamentet që do të bëjnë të mundur humbjen e ndjenjave të gruas.

Cilat janë rreziqet për nënën dhe fëmijën?

Rreziqet janë më të mëdha se lindja me anestezi lokale. Në rastet më ekstreme vështirësohet menaxhimi i normalizimit të frymëmarrjes tek nëna, gjë e cila mund të sjellë pasoja fatale. Për beben rreziqet janë të lidhura me uljen e fluksit të gjakut në momentet që ndodhet brenda utrerusit, si edhe rritet rreziku për depresion neonatal.  Ashtu siç e theksuam më lart edhe humbja e vetëdijes së nënës është diçka jo favorizuese për operacionin.

Cilat janë përfitimet?

Është shumë efektive në rastet e operacioneve të urgjencës duke qënë se jep efekte të menjëhershme. Vepron mirë nëse nëna ka probleme me hemorragjitë, tumor në tru, probleme në shtyllën kurrizore si edhe probleme të tjera të cilat nuk e lejojnë aplikimin e anestezisë lokale.

Lexoni edhe: Cila anestezi eshte me pak e demshme?

 

A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)

  • Po (87%, 177 Votes)177
  • Jo (13%, 26 Votes)26

Total Voters: 203

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X