Anestezia spinale, ja cfare ndodh ne sallen e lindjes

0 0

Anestezia spinale është një formë e anestezisë lokale që aplikohet në lëngun nervor në mënyrë që të bllokojë impulset nervore. Ndryshimi midis anestezisë spinale dhe asaj epidurale qëndron në faktin se e para përdoret gjatë një operacioni çezarian, ndërsa e dyta për të reduktuar dhimbjet e lindjes natyrale.
Kur përdoret kjo anestezi?
Përdoret para ndërhyrjeve kirurgjikale për arsye se provokon një bllokim të nervave të kanalit vertebral. Falë kësaj anestezie dhimbja nuk transmetohet në tru dhe për këtë arsye truri nuk e percepton dhe pacientja nuk e ndien. Pasi është aplikuar kjo anestezi, gruaja duhet të jetë nën monitorim të vazhdueshëm në mënyrë që të sigurohet mirëqënia e saj, e fëmijës si edhe efikasiteti i injeksionit.
Aplikimi i anestezisë
Gjatë aplikimit të kësaj anestezie përdoret një age shumë e hollë me majë të posaçme e cila nuk shkakton traumë gjatë injeksionit, i cili injektohet në lëngun nervor. Medikamenti fillon të veprojë menjëherë duke bërë që efekti mpirës të ndihet pas rreth 2-3 minutash dhe zgjat përreth 2 orë, kohë e mjaftueshme për të përfunduar operacioni çezarian, i cili zgjat zakonisht rreth 30 minuta. Efekti i spinales bllokon lëvizjen dhe ndjeshmërinë e këmbëve deri në gjoks (thoraks). Edhe pse dhimbja nuk do të perceptohet, një ndjesi shtypje në bark do të ndihet, kryesisht gjatë daljes së fëmijës. Deri në momentin që fëmija del nëna merr frymë nëpërmjet maskës së oksigjenit. Efekti i anestezisë fillon të ndihet më pak pas rreth 90 minutash, dhe gruaja fillomn gradualisht të rikuperojë ndjesitë dhe aftësitë lëvizëse deri në lëzivjen e plotë, moment në të cilin mund të fillojë të pijë diçka.
Medikamentet kundër dhimbjeve do të përdoren gjatë 12-18 orëve të para, qoftë nëpërmjet morfinës që ndodhet në solucionin mpirës, por edhe në medikamentet që merren në repart pas lindjes, të cilat nuk ndikojnë aspak në gjidhënie.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X