Lindja urgjente me operacion cezarian, ja si funksionon ajo

0 0

Duhet t’i kushtojmë vëmendjen e duhur lindjes me operacion sepse edhe pse nga shumë njerëz konsiderohet si lindja më e thjeshtë nuk është kështu. Data kur fëmija do të vijë në jetë nuk mund të përcaktohet, por nëse ajo ndodh me operacion të programuar zakonisht caktohet rreth javës së 39, pra rreth dy javë para terminit të lindjes në mënyrë që uterusi të mos ketë filluar të kontraktohet dhe fëmija të dalë më me lehtësi për shkak se do të jetë më i vogël.
Por çfarë ndodh gjatë një operacioni urgjence?
Fillimisht na duhet t’ju themi se në shumë raste operacioni urgjent do të jetë shpëtim për jetën e nënës dhe të fëmijës dhe në më të shumtën e rasteve aplikohet nëse gjatë përpjekjes për lindje natyrale rrahjet e zemrës së fëmijës fillojnë të bien. Nënës i duhet që brenda pak minutave të sjellë në jetë fëmijën e saj. Anestezia që përdoret është ajo spinale dhe në disa raste edhe ajo e përgjithshme (narkoza).
Një moment tjetër që mund të nevojitet është kur lindja nuk është duke ecur në mënyrën e duhur, kur kordoni ombelikal rrezikohet të shtypet dhe për pasojë fëmija të mbetet pa oksigjen. Edhe pre-eklampsia, shkëputja e plaçentës, e cila mund të bëjë që të rritet presioni i gjakut etj, janë raste që kërkohet ndërhyrja urgjente. Këto janë rastet kur në përgjithësi gruas i duhet të futet në sallën e operacionit, dhe pasojat varen nga periudha e shtatzanisë në të cilën ka ndodhur lindja. Pas lindjes gruas i duhen disa ditë të marrë veten edhe në përgjithësi ajo çohet nga krevati që ditën e parë pas lindjes. Është e rëndësishme të lëvizni sa më shpejt, kjo pasi disa studime kanë treguar se e kundërta do të rrisë rrezikun e formimit të koagulave të cilat mund të formojnë trompozën venoze. Shenja në fillim do të jetë e kuqe dhe më pas, me kalimin e muajve ajo do të bëhet e bardhë dhe për pasojë më pak e dukshme.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X